Aktualitet

Edhe kjo fundjavë me orare prej COVID-19/ Sot rrugët mbushen me të moshuar dhe familje. E diela e mbyllur!

Hapur do të jenë vetëm dyqanet ushqimore dhe farmacitë, gjatë ditës së shtunë, deri në orën 21:00, ndërsa e diela do të jetë totalisht e mbyllur. Të moshuarit mund të dalin nga shtëpia deri në orën 10:00, ndërsa pas tyre të drejtë për liridalje kanë prindërit me fëmijë pas orës 11 të paraditës.
Featured image of article: Edhe kjo fundjavë me orare prej COVID-19/ Sot rrugët mbushen me të moshuar dhe familje. E diela e mbyllur! Foto ilustruse

TIRANË– Edhe pse gjithmonë e me raste më të pakta, koronavirusi është ende prezent në vendin tonë. Si masë parandaluese për përhapjen e pandemisë, edhe këtë fundjavë lëvizja është e kufizuar në zonat e kuqe.

Ditën e djeshme, Ministria e Shëndetësisë me anë të një urdhri njoftoi se fundjava është e kufizuar. Nuk do të lejohen të jenë hapur aktivitetet e biznesit, përveç farmacive dhe pikave të shitjes së produkteve ushqimore me pakicë që lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre.

Këto dy kategori që përjashtohen do të jenë hapur deri në orën 21:00, ndryshe nga një javë më parë që lejohej deri në orën 17:30.

Po kështu e kufizuar do të jetë edhe lëvizja e njerëzve. Të moshuarit do të lejohet që të lëvizin deri në orën 10:00, të shoqëruar nga maksimumi një person. Ndërsa pas orës 11:00, lirinë mund ta shijojnë prindërit me fëmijët e tyre. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndryshe nga ditët e tjera, e diela do të jetë tërësisht e izoluar. 

SITUATA NË VEND NGA COVID-19

Deri më tani në Shqipëri janë shënuar gjithsej 981 persona të infektuar nga pandemia, 31 prej tyre kanë ndërruar jetë. Megjithatë prej më shumë se 3 javësh në vend nuk janë shënuar viktima nga pacientët e shtruar. Aktualisht janë të shtruar 17 pacientë dhe 5 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa numri i të shëruarve nga numri total i të infektuarve ka kapur shifrën 79%.

(k.m/dosja.al)

  • 12:05

    Rrugët e Tiranës plot me makina dhe njerëz, qytetarët shkelin urdhrin, ja çfarë po ndodh në kryeqytet

    Qytetarët e Tiranës nuk i binden urdhrit të qeverisë për COVID-19. Sot lejohen për të dalë nga banesat vetëm pesionistët dhe nënat me fëmijë. Por në fakt, rrugët e kryeqytetit janë plot me makina dhe njerëz të moshave të ndryshme. Kjo shihet qartë edhe në fotot e mëposhtme, ku qytetarët kanë dalë për të bërë pazar, shëtitje. Madje ka edhe bare hapur, ku banorët e Tiranºs janë ulur për të shijuar kafen e mëngjesit.

Shto Koment