Blog

“Edhe këtë herë e goditi kopili!”, studiuesi Luku i del në mbrotje Ermal Mamaqit: Ka të drejtë, as unë nuk lexoj këto kohë. Na fton të reflektojmë e të ridimensionojmë veten

As mua sme pelqejne ne keto kohe! Per hir te vertetes nuk kam kohe te lexoj letersi, sipas kuptimit klasik...
Featured image of article: “Edhe këtë herë e goditi kopili!”, studiuesi Luku i del në mbrotje Ermal Mamaqit: Ka të drejtë, as unë nuk lexoj këto kohë. Na fton të reflektojmë e të ridimensionojmë veten Ermal Mamqi

TIRANË- Pse Ermal Mamaqi ka te drejte?! Nuk jam fort mire me Instagramin, per zgjedhje personale, por edhe sepse Facebooku me merr teper kohe. Dhe pikerisht ne Facebook, lexoja miq e kolege qe mbanin qendrime qortuese ndaj Ermal Mamaqit. Ishin shkrime te ashpra e shume kritike per tipologjine e nje artisti komercial dhe te suksesshem per shijen masive si Ermali dhe te gjithe bashkoheshin dhe e kritikonin ne nje pike: Se Ermal Mamaqi pohoi se romanet, ne kete kohe, jane per pleqte!

Serioziteti i kritikave ishte komike ne vetvete dhe ashtu, duke qeshur, u futa ne instagram e aktorit dhe degjova nga fillimi ne fund video-mesazhin! Ishte e vertete: Ermali kishte thene se romanet ne kete kohe jane per pleqte, por nese ndiqje deri ne fund arsyetimin e tij, une do te thoja se ka te drejte! Edhe kete here e goditi kopili!

Mos lexoni romane!, – Perle! 😂😂 U cmend rrjeti qe kerkon te diktoje shijet… E cfare te keqe ka qe nje personazhi publik te mos i pelqejne romanet, dhe ne vend te tij, zgjedh te lexoje nje liber komercial?! Tabu! Litarin ne qafe! Ne gijotinë!!!

As mua sme pelqejne ne keto kohe! Per hir te vertetes nuk kam kohe te lexoj letersi, sipas kuptimit klasik… Cduhet te bej?! Te lexoj titujt qe i pelqejne komshiut?! Hahaha… Tmerr!!! Jepini me gjyqet publike… Ne vend qe ti turremi, ju ftoj ta degjoni dhe njehere videomesazhin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nuk eshte nga ato mesazhe qe te lene pa mend dhe qe te bejne te “shkulesh floket” , por eshte nje thirrje nga nje komik i kultures se masave, ne ate stilin e tij, fjalorin dhe shembujt gjysme humoristike, i cili jo vetem qe s’na fton te mos lexojme, por:

Na fton te lexojme! Na fton te reflektojme! Na fton te ridimensionojme vetveten! Na fton te rikonceptojme profesionin ne keto kushte! Na ftojme te behemi zot te vetvetes, jo vartes te te tjereve…

E perseris, per mua nuk eshte nje mesazh Uauuu… Por eshte me i sinqerte dhe shume me teper se klithmat ne rrjet qe tipizojne rolin e figurave publike dhe perpiqen te diktojne shijet…

*(Shkrimi i publikuar nga autori në Facebook, titulli redaksional)

Shto Koment