Sport

Edhe Hungaria me trajner italian, Marco Rossi me elozhe për kuqezinjtë: Një nga skuadrat më të forta në vazon e katërt

Italiani shprehet se nuk ka kundërshtarë të lehtë dhe këtë e ka mësuar nga paraardhësi i tij Bernd Storck i cili humbi nga Andora 0-1 për kualifikueset e Botërorit 2018 dhe u shkarkua menjëherë
Featured image of article: Edhe Hungaria me trajner italian, Marco Rossi me elozhe për kuqezinjtë: Një nga skuadrat më të forta në vazon e katërt Marco Rossi

HUNGARI-Shqipëria ka njohur kundërshtarët që do të luajë në kualifikueset e Botërorit Katar 2022. Pas shortit kanë folur edhe trajnerët, pas vlerësimit të teknikut të Polonisë për Shqipërinë, ka folur edhe pankinari i Hungarisë, Marco Rossi. Italiani ka vetëm disa muaj që është në krye të skuadrës duke arritur rezultate mjaft të mira duke i siguruar skuadrës ngjitjen në Ligën A. Para se të fillonte të diskutonte për detajet e rivalëve të tij, ai theksoi se në grupin I do të takohen tre trajnerë italianë, përveç tij, Edoardo Reja, i cili drejton Shqipërinë dhe trajneri i San Marinos, Franco Varrell.

“Mendoj se jemi pjesëtarë të një grupi mesatarisht të vështirë. Është rastësi që në grup ka tre skuadra që drejtohen nga trajnerë italianë. Edhe këtë herë u provua që në përgjithësi jam i pafat me shortin, edhe pse duhet ta pranoj se mund të kishim qenë në një grup më të fortë

Italiani shprehet se nuk ka kundërshtarë të lehtë dhe këtë e ka mësuar nga paraardhësi i tij Bernd Storck i cili humbi nga Andora 0-1 për kualifikueset e Botërorit 2018 dhe u shkarkua menjëherë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Mendoj se Shqipëria është një nga skuadrat më të forta në vazon e katërt. Andorra është e 151-ta dhe San Marino nuk është as mes 200 ekipeve në renditjen botërore, por duhet të kujtojmë se këta vende të vogla mund të jenë tmerrësisht të vështira nëse nuk i trajtojmë me seriozitet. Edhe këtë herë, nuk jemi favoritë në grupin tonë”, tha trajneri italian pas shortit.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment