Aktualitet

Eda Derhemi nga SHBA: Tirana, një qytet memec pa histori. Kullat e çuditshme nuk kanë lidhje me të

Derhemi  thotë se kullat e çuditshme që kanë zënë vendin e ndërtesave të vjetra nuk kanë lidhje me kryeqytetin.
Featured image of article: Eda Derhemi nga SHBA: Tirana, një qytet memec pa histori. Kullat e çuditshme nuk kanë lidhje me të Sheshi Skënderbej dhe Eda Derhemi

TIRANË- Në sytë e Eda Derhemit, Tirana ka mbetur një qytet nga pikëpamja historike dhe goditjen e fundit e mori me shembjen eTeatrit Kombëtar. Në një lidhje me skype nga SHBA për Rtv Ora, Derhemi  thotë se kullat e çuditshme që kanë zënë vendin e ndërtesave të vjetra nuk kanë lidhje me kryeqytetin. E dhimbja më e madhe për të, është se këtë shkatërrim pushteti e shet si modernizëm.

Derhemi: Historia e Tetarit është një  histori e vjetër e Tiranës, histori shkatërrimi, histori partiake për fat të keq. E bëri Edi Rama dhe Erion Veliaj, është një proces i gjatë që ka nisur prej shumë kohësh. Nuk ka të pafajshëm në këtë proces.

Tirana vetë ka mbetur pa gojë, është një qytet memec nga pikëpamja historike. Tirana do të fliste përmes atyre godinave që janë shkatërruar gradualisht pa pushim. Më pas në ato hapësira që janë shkatërruar janë ndërtuar gjëra të tjera absurde. Gjëja më absurde janë kullat e çuditshme që nuk kanë lidhje me Tiranën aspak.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Çështja është se kjo konsiderohet një lloj ideologjie e modernizimit, po krijohen mite politike dhe mite nga qytetarët vetë. Te ne fjala e qytetarëve mbetet si fjalë kafeneje që nuk ka fuqi. Ideja se po ja lëmë qytetin me gradaçela të ardhmes, fëmijëve tanë, e hedhur për konsum publik nga pushteti… nëse pushteti mendon për të ardhmen tu japë njerëzve të rinj shkolla dhe shpresën se mund të duhet të jetojnë në vendin e vet.

Teatri ishte një gur simbolik, është qesharake sot të thuash teatri fashist apo teatri ku është bërë propaganda komuniste.Të gjitha godinat e bulevardit kanë një lloj historie fashiste fillimisht por edhe një histori komuniste shumë më të gjatë por përdoren për bukuri, ndihen mirë, i rinovojnë dhe rikonstruktojnë.

(Marrë nga Ora News)

Shto Koment