Politike

Ecuria e punimeve për Unazën e Madhe, Rama: Brenda shtatorit hapet segmenti nga Materniteri i Ri deri në rrethrrotullimin e Shkozës

Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar, se brenda shtatorit, segmenti nga Materniteti i Ri deri në rrethrrotullimin e Shkozës do të hapet.
Featured image of article: Ecuria e punimeve për Unazën e Madhe, Rama: Brenda shtatorit hapet segmenti nga Materniteri i Ri deri në rrethrrotullimin e Shkozës Edi Rama dhe punimet në Unazën e Re

TIRANË -Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në Facebook, ka treguar gjendjen e punimeve në Unazën e Madhe. Rama njofton, se brenda shtatorit, segmenti nga Materniteti i Ri deri në rrethrrotullimin e Shkozës do të hapet.

Më tej shefi i qeverisë ka njoftuar, se puna po vijon në lotet e tjera, që projekti të përfundojë sa më shpejtë
.

 

Postimi i Ramës

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Unaza e Madhe e Tiranës ishte një nga ato veprat e infrastrukturës që u numëruan si “pun e kryme” pasi u inauguruan me daulle – por pa kokërr leku për investimin e për shpronësimet – dhe krijuan borxhin e radhës ndaj kompanive të përfshira!
Sot kantieri i saj është prej kohësh në punë në pjesën veri-lindore dhe brenda shtatorit, segmenti nga Materniteti i Ri deri në rrethrrotullimin e Shkozës, do të jetë i hapur për qarkullimin e automjeteve duke lehtësuar ndjeshëm trafikun në atë zonë të kryeqytetit.

🟢Ndërkohë vijon puna në lotet e tjera për të bërë të mundur që kjo vepër e rëndësishme të jetë, në një kohë sa më të shpejtë, në dispozicion të kryeqytetasve e të udhëtarëve të shumtë që përdorin çdo ditë infrastrukturën rrugore të Tiranës.

Puna për projektin e Unazës së Madhe ngeci pas zbulimit të skandalit të kompanisë “DH Albania”, e cila ishte regjistruar në Shqipëri me dokumente të falsifikuara. Kjo kompani përfitoi dy kontrata duke përdorur dokumente të falsifikuara. Në lidhje me skandalin, u dënua vetëm administratori i kompanisë, Avdjol Dobi me 9 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul në 6 muaj. Ndërkohë akuzat për ish-zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ARRSH u pushuan.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment