Politike

E zhgënjyer nga Macron, eurodeputetja shqiptare Arba Kokalari në PE: Para dy vitesh fole për demokraci

Ajo tha se dy vite më parë kishte qenë vetë Macron ai që kishte folur në lidhje me demokracinë evropiane ndërsa sot del kundër hapjes së negociatave.
Featured image of article: E zhgënjyer nga Macron, eurodeputetja shqiptare Arba Kokalari në PE: Para dy vitesh fole për demokraci Arba Kokalari

TIRANË– Eurodeputetja shqiptare, që përfaqëson Suedinë në Parlamenti Europian, Arba Kokalari ka shprehur zhgënjimin e saj ndaj Presidentit të Francës Manuel Macron.

E pranishme në Parlamentin Europian, ku u votua rezoluta për veton që Franca vendosi për procesin e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kritikoi, Kokalari e kritikoi Macron.

Ajo tha se dy vite më parë kishte qenë vetë Macron ai që kishte folur në lidhje me demokracinë evropiane ndërsa sot del kundër hapjes së negociatave.

Dy vite më parë, Macron foli për demokracinë evropiane. Unë u pajtova me këtë por sot jam e zhgënjyer për vendimin e tij për mos hapjen e negociatave.

Ne duhet t`i inkurajojmë këto shtete, që po ndërtojnë demokracinë, që të vazhdojnë të ecin në këtë rrugë sepse nëse BE nuk do jetë prezente në rajon, Kina, Rusia dhe Arabia Saudite do të hyjnë.

Ne na duhet një BE që të jetë e bashkuar si në Perëndim ashtu dhe në Lindje. BE duhet të veprojë me shpejtësi,”- tha eurodeputetja shqiptare ndër të tjera.

Ditën e sotme Parlamenti Europian ka miratuar me shumicë votash rezolutën për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.Rezoluta e propozuar e të Gjelbërve, shpreh keqardhjen e saj për vendimin e Këshillit Evropian.

Në të thuhet se BE rrezikon të humbasë besueshmërinë ”në rajonin e Ballkanit Perëndimor.Rezoluta e propozuar i bën thirrje KE-së që “të marrë përgjegjësinë e tij dhe të gjejë një kompromis konkret” në mbledhjen e tij të ardhshme në dhjetor.Balla ka falenderuar PE dhe presidentin e saj Sassoli, për këtë vendim.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment