Aktualitet

E zë korenti, vdes elektriçisti 56-vjeçar në Vlorë

Ai ka qenë duke punuar në një banesë private kur e ka zënë korenti.
Featured image of article: E zë korenti, vdes elektriçisti 56-vjeçar në Vlorë Foto Ilustruese

VLORË– Një 56-vjeçar me profesion eelktriçist ka humbur jetën ditën e sotme.

Dosja.al mëson se elektriçisti ka qenë duke punuar në një banesë private në momentin që e ka zënë korenti. 

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë. 

Njoftimi i policisë Vlorë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Informacion paraprak

Rreth orës 18:50, në lagjen “Kushtrimi” shtetasi P. H., 56 vjeç (Punonjës i OSHEE Vlorë) duke punuar privatisht në një banesë, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike ku si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment