Sport

E zbulon presidenti i klubit, Lautaro Martinez ka refuzuar Real Madridin

"Lautaro refuzoi këtë mundësi, pasi donte të rritej në Argjentinë. Ishte tepër i qartë në objektivat e tij"
Featured image of article: E zbulon presidenti i klubit, Lautaro Martinez ka refuzuar Real Madridin Lautaro Martinez

Lautaro Martínez ka patur mundësi që të transferohej te Real Madridi, para se të vishej zikaltër. Këtë e ka zbuluar presidenti i skuadrës ku ai ka luajtur, Racing Avellaneda.

Ai ka folur për gazetën katalanase “El Mundo Deportivo”. Sipas tij, katër vite më parë Real Madridi tentoi ta merrte në Europë djaloshin, por nuk ia arriti. “Madrilenët erdhën, e kërkuan dhe na ofruan huazimin me të drejtë blerjeje kur ishte ende 18 vjeç”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Gjithsesi, Lautaro refuzoi këtë mundësi ,pasi donte të rritej në Argjentinë. Ishte tepër i qartë në objektivat e tij”, ka thënë presidenti i klubit argjentinas.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment