Sport

E zbulojnë mediat, shtyrjen e ndeshjes Juve-Inter e vendosi familja Agnelli

Kjo ndeshje do të futë në xhepat e Juventusit thuajse 5 mln euro nga biletat dhe duhet medoemos të luhet me tifozë
Featured image of article: E zbulojnë mediat, shtyrjen e ndeshjes Juve-Inter e vendosi familja Agnelli Foto ilustruese nga Juventusi

Lajm i bujshëm nga Italia. Sipas”Corriere della Sera”, zgjedhja e shtyrjes së 5 ndeshjeve të kësaj fundjave në Serie A dhe sidomos të kryendeshjes Juventus-Inter, ka ardhur kryesisht nga presidenti i bardhezinjve, Andrea Agnelli.

Ai është nismëtari i kësaj zgjidhjeje të alarmit të italianëve nga Coronavirus. Presidenti i Juventusit është shtyrë drejt kësaj alternative për të luajtur më 13 maj me dyer të hapura dhe tifozë, sepse bëhet fjalë për ndeshje me vlerë titulli.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo ndeshje do të futë në xhepat e Juventusit thuajse 5 mln euro nga biletat dhe duhet medoemos të luhet me tifozë.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment