Aktualitet

“E vrava unë”, babai i Sabrina Lekajt pranon krimin, e ëma përlotet: I humba të dy

  • FOTO/ U vra barbarisht nga i ati në Australi, Sabrina Lekaj përcillet për në banesën e fundit
  • Shkak për vrasjen është bërë dalja e saj në një party gjatë orëve të vona të natës. Gjithashtu u gjet me plagë të rënda edhe 49-vjeçari Petrit Lekaj, babai i Sabrinës.
    Featured image of article: “E vrava unë”, babai i Sabrina Lekajt pranon krimin, e ëma përlotet: I humba të dy Foto nga funerali i Sabrinës

    AUSTRALI– Petrit Lekaj, babai i Sabrinës ka pranuar se është ai personi që e ka vrarë të bijën. 49-vjeçari u paraqit në Gjykatë me anë të një video-telefonate nga spitali psikiatrik ku mbahet i shtruar dhe pranoi krimin e kryer.

    Sabrina Lekaj, 20 vjeç, u gjet e vdekur në një makinë rreth 250 metra larg nga shtëpia e familjes në Kidman Park.

    Shkak për vrasjen është bërë dalja e saj në një party gjatë orëve të vona të natës. Gjithashtu u gjet me plagë të rënda edhe 49-vjeçari Petrit Lekaj, babai i Sabrinës.

    Policia dyshon se shqiptari pasi ka vrarë të bijën, ka tentuar të vrasë edhe veten, me thikë.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Mamamja e Sabrinës ka treguar për mediat vendase se Petriti nuk kishte qenë kurrë i dhunshëm.

    Ai nuk është treguar kurrë i dhunshëm me mua apo me ndonjë person tjetër të familjes. Është shumë më e lehtë nëse e di se dikush ka qenë personi i keq dhe një tjetër është viktima, pasi e di se për kë duhet të qash. Por në të vërtetë kur nuk e di historinë, ndjen për të dy. Ndjej natyrisht që vajza ime është vajza ime dhe dhimbja nuk do të largohet kurrë. Është sikur duhet të mësoj te jetoj me këtë, por tani i kemi humbur të dy”- tha ajo.

    Zonjusha Lekaj studionte për radiologe në Universitetin e Australisë Jugore. Familja Lekaj është me origjina nga Oblika e Shkodrës. Më datë 7 gusht, të ndjerës iu dha lamtumira nga familjarët dhe miqtë e saj. 

    (f.m/dosja.al)

    Shto Koment