Aktualitet

E vrau pa dashje shoku kur dolën në gjueti! Zbulohen EMRAT e ‘protagonistëve’ në Dibër

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Gentian Kosiqi, ndërsa autori 18-vjeçar është Rifat Xheleshi.
Featured image of article: E vrau pa dashje shoku kur dolën në gjueti! Zbulohen EMRAT e ‘protagonistëve’ në Dibër Foto ilustruese

DIBËR– Zbardhen emrat e protagonistëve në vrasjen e ndodhur në Dibër. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Gentian Kosiqi, ndërsa autori 18-vjeçar është Rifat Xheleshi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në Dibër, ku 27-vjeçari Gentian Kosiqi ka mbetur i vrarë nga shoku i tij i gjuetisë. Gjithçka ka ndodhur pak pas mesditës në orën 14:45, në vendin e quajtur “Malet e Obokut” në Maqellarë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

18-vjeçari Rifat Xhelishi ka plagosur shokun dhe ka kërkuar ndihmë por fatkeqësisht i riu ka ndërruar jetë. Policia ka bërë me dije se Xhelishi është arrestuar dhe po merret në pyetje në Komisariat.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment