Bota

E vrau dhe më pas fshehu trupin, nëna e 5 fëmijëve dërgon mesazhin prekës para se të vritej nga ish-partneri

Për herë të fundit mediat e huaja raportojnë se 46-vjeçarja është  parë kur u largua nga shtëpia me me taksistin Ben Lacomba, 39 vjeç, në New Ash Green, Kent, në tetor të 2018.
Featured image of article: E vrau dhe më pas fshehu trupin, nëna e 5 fëmijëve dërgon mesazhin prekës para se të vritej nga ish-partneri Sarah Wellgreen dhe ish-partneri i saj Ben Lacomba

BRITANI E MADHE- Sarah Wellgreen, 46 vjeç, nuk është parë që prej 18 tetorit të vitit të kaluar, kur ajo u zhduk sëbashku me ish-dashnorin e saj, i cili akuzohet ta ketë vrarë 46-vjeçaren.

Ajo është nëna e pesë fëmijëve, e cila dyshohet të jetë vrarë nga ish-i dashuri i saj.

Për herë të fundit mediat e huaja raportojnë se 46-vjeçarja është  parë kur u largua nga shtëpia me me taksistin Ben Lacomba, 39 vjeç, në New Ash Green, Kent, në tetor të 2018.

Ajo kishte nisur një punë të re si kosmetologe. Por Lacomba e ka mohuar vrasjen e zonjës Wellgreen më 9 tetor 2018.

Megjithë nga kërkimet e gjata  të policisë thuhet se trupi i saj nuk është gjetur kurrë. Gjykata ka zbuluar një nga mesazhet zanore të fundit që zonja i ka dërguar një miku, ku në të dëgjohej: -“Gjithmonë ka diçka për të shpresuar, thjesht duhet të hapësh sytë pak më shumë dhe të ëndërrosh”.

Prokurori Alison Morgan QC tha se zonja Wellgreen u zhduk në orët e para të 10 tetorit 2018, duke shtuar se: “Atë natë, ajo nuk u rrëmbye dhe u vra nga një i huaj. Ajo nuk e la shtëpinë e saj vullnetarisht,  e duke braktisur fëmijët e saj për të mos u kthyer më kurrë. Ajo u vra nga ky i pandehur, pra ish-partneri i saj. Ai pastaj e ka hedhur trupin e saj, e nuk dihet saktësisht ku është e çfarë bëri me të atë natë.”

Sarah Wellgreen

Detajet sakta të asaj që i ndodhi zonjës Wellgreen nuk janë të njohura për askënd tjetër përveç Lacomba, sipas zonjës Morgan.

Ajo i tha në gjykatë se provat sigurojnë një “pamje bindëse nga e cila mund të jesh i sigurt se Sara ishte vrarë nga ai dhe ai më pas asgjësoi trupin e saj.”

Ben Lacomba

“Lacomba vrau zonjën Wellgreen në një mënyrë të përllogaritur mirë, pikërisht për të shmangur zbulimine krimit. Ai nuk la gjurmë dhe i mori  jetën përgjithmonë asaj”- thuhet sipas prokurorisë.

Burimi: MIRROR 

A.C/Dosja.al

Shto Koment