Aktualitet

E vranë në kampin e azilantëve në Suedi, familja e Sokolit ka nevojë për shqiptarët: S’punoi as për akivolin e tij

Ato duan që të tërheqin trupin e familjarit të tyre, procedurë e cila kuhston rreth 4 mijë euro por familja Sulaj nuk i ka.
Featured image of article: E vranë në kampin e azilantëve në Suedi, familja e Sokolit ka nevojë për shqiptarët: S’punoi as për akivolin e tij Sokol Sulaj
Përditësuar:

TIRANË– Prindërit dhe motra e Sokol Sulajt, refugjatit që u vra në kampin e azilantëve në Suedi kërkojnë ndihmë nga të gjithë shqiptarët.

Ato duan që të tërheqin trupin e familjarit të tyre, procedurë e cila kuhston rreth 4 mijë euro por familja Sulaj nuk i ka.

“JOQ”, ka publikuar edhe të dhënqat, nga ku të gjithë mund të kontribuojë për të sjellë trupin e shqiptarit pranë familjes së tij.

Të dhënat

Swish Nr 0046 720057329

Fatjon Çeliku.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shkruani mesazh. NDIHMË SOKOL

Sokol Sulaj humbi jetën në Suedi, pas një sherri me disa rusë në muajin shtator të këtij viti. Sokoli ka qenë azilant në Suedi dhe ka jetuar në kampin e refugjateve në Boden. 44-vjeçari priste që nga dita në ditë të merrte lejen e qëndrimit për të filluar jetën e tij të re, por kjo ëndërr ju ndërpre brenda kampit të zilantëve.

Dy refugjatët e tjerë që i morën jetën këtij Sokol djali, ishin nga Rusia dhe Georgia, të cilët tashmë janë arrestuar nga policia.

Sot familja Sulaj, ka nevjë për të gjithë shqiptarët, për të rimarrë trupin e azilantit, që siç thonë familjarët s’punoi dot as për arkivolin e tij.

(f.m/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment