Aktualitet

E vranë me kallashnikov dhe e hodhën në pyll, del fotoja e rojës që u ekzekutua me 5 plumba në Himarë, dy pistat ku po hetohet për krimin

FOTO
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Dosja.al se policia po heton në dy pista, në lidhje me këtë krim. Njëra pistë lidhet me ndërtimin e rrugës së re Kuç-Himarë, ndërsa pista tjerë është ajo e ndonjë konflikti që viktima mund të ketë pasur gjatë ditëve të fundit.
Featured image of article: E vranë me kallashnikov dhe e hodhën në pyll, del fotoja e rojës që u ekzekutua me 5 plumba në Himarë, dy pistat ku po hetohet për krimin Ylli Luçaj

TIRANË– Personi që po shikoni në foto është Ylli Luçaj, 65-vjeçari që u vra një ditë më parë dhe trupi i tij u la në pyll. Dosja.al ju sjell foton e viktimës që u ekzekutua me pesë plumba kallashnikovi, për arsye ende të paqarta.

Ylli Luçaj

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Dosja.al se policia po heton në dy pista, në lidhje me këtë krim. Njëra pistë lidhet me ndërtimin e rrugës së re Kuç-Himarë, ndërsa pista tjerë është ajo e ndonjë konflikti që viktima mund të ketë pasur gjatë ditëve të fundit.

65-vjeçari u gjet pa shenja jete në pyllin mes Qeparoit dhe Kuçit. Pas verifikimeve paraprake u zbulua se Yllu Luçaj, i cili punonte roje në rrugën e re që lidh fshatin Kuç me Himarën, ishte vrarë me pesë plumba kallashnikovi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ende nuk ka asnjë emër autori, ndërkohë që Luçaj rezulton se është një person pa precedentë të mëparshëm penalë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment