
BRAZIL– Ilir Zelka, 47 vjeç, është qëlluar me snajper, teksa po hante mëngjes në një prej restoranteve të zonës së njohur si Jardins, një prej më të shtrenjtave të Brazilit. Në momentim kur autori ka qëlluar mbi të, 47-vjeçari ka qënë duke konsumuar mëngjesin, por ka rënë në tokë menjëherë.
Sipas mediave vendase, shqiptari që prej 20 nëntorit ishte vendosur në një prej hoteleve të zonës, ndërsa shkonte tre herë në ditë në restorant për të konsumuar vaktet.
47-vjeçari Ilir Zelka është qëlluar me snajper teksa po hante mëngjes në një restorant në një prej zonave më të shtrenjta të Brazilit. Ai është vrarë me snajper nga një i ri, që e ka qëlluar dhe më pas ka braktisur mjetin e tip motoçlikletë. Nuk dihen ende detajet se përse është vrarë shqiptari, i cili nuk është i njohur në vendin tonë.
(k.m/dosja.al)