Showbiz

”E vetmja dhuratë për Shën Valentin”/ Fjodora Fjora tregon surprizën që mori në ditën e të dashuruarve: E kam mbi kokën e krevatit

Fjodora Fjora ka treguar ditën e sotme se dhurata e vetme që ka marrë për Shën Valentin ka qënë një pusullë nga djali i saj.
Featured image of article: ”E vetmja dhuratë për Shën Valentin”/ Fjodora Fjora tregon surprizën që mori në ditën e të dashuruarve: E kam mbi kokën e krevatit Fjodora Fjora

TIRANE– Moderatorja Fjodora Fjora ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Rudina’ së bashku me djalin e saj Alteon. Nënë e bir rrëfyen në studio eksperiencën që kaluan si modelë në sfilatën e zhvilluar të dielën në programin ‘E diela shqiptare’ si edhe treguan diçka më shumë për raportin që kanë së bashku.

Fjodora gjatë intervistës zbuloi se surpriza e vetme që kishte marrë për këtë Shën Valentin ishte një pusullë nga i biri, Alteo, dhuratë që akoma e mban të ruajtur mbi kokën e krevatit.

Rudina: Dua të sjell një moment tjetër, është një foto ku Alteo të shkruan ty një pusullë për Shën Valentinin. Ja tek është, dhe ishte një postim shumë i bukur që Fjodora e ndau edhe me ndjekësit e saj. Është Alteo ku të thotë se të do shumë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Fjodora Fjora: Unë besoj se ishte e vetmja dhuratë që mora për Shën Valentin, por pa dyshim dhurata më e bukur e jetës sime. Sepse ishte hera e parë që Alteo më shkruante diçka tamam, një dedikim, unë e kam vënë atë në dhomën time, mbi kokën e krevatit, nuk e humb sepse edhe ky e ka shumë fiksim..’

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment