Politike

‘E vetmja alternativë është të jemi pjesë e BE’, Rama flet në konferencën e ‘The Economist’: Dialogu është i vetmi instrument edhe për mosnjohjen e Kosovës nga Serbia

VIDEO
Kryeministri u ndal dhe tek bisedimet Kosovë-Serbi duke thënë se kanë folur për të ardhmen dhe pavarësisht pandemisë kanë ditur të mbyllin hendeqet e të shkuarës.
Përditësuar:

GREQI– Kryeminsitri Edi Rama ishte i pranishëm ditë e sotme në takimin e organizuar nga ‘The Economist’ aty ku u shpreh se sfida e vetme dhe kryesore e Shqipërisë dhe vendeve të tjera është rruga drejt integrimit.

Gjërat duhen lënë pas krahëve u shpreh Rama gjatë fjalës së tij në takim, duke vijuar më pas së thëni se e vetmja alternativë që kanë është të jenë pjesë e BE-së.

Shqipëria dhe të gjithë vendet e rajonit janë në një moment shumë të rëndësishëm historik mes një të shkuare që duan të lënë pas krahëve dhe një të ardhme që ende nuk ka ardhur për të qenë të integruar në BE. Kjo është diçka e dukshme dhe duket sikur kur ne jemi në një formë të mirë nuk janë ato për tu ulur në tryezë.”

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kryeministri u ndal dhe tek bisedimet Kosovë-Serbi duke thënë se kanë folur për të ardhmen dhe pavarësisht pandemisë kanë ditur të mbyllin hendeqet e të shkuarës.

“Ne nuk kemi alternativë tjetër, e vetmja është të jemi pjesë e BE, jo se na e kërkojnë miqtë e mëdhënj dhe të fuqish është ëndra e përhershme e etërve tanë. Në ballkanin Perëndimor që prej kohësh jemi në një paqtim dhe mendoj që edhe pse ka çështje të tilla si çështja e Kosovës mosnjohja nga Serbia ne kemi qenë në gjendje që të ulemi dhe të diskutojmë të ardhmen tonë bashkë. Këto janë kohë të veçanta pasi jemi goditur të gjithë nga kjo pandemi dhe sipas parashikimeve të organizatave ndërkombëtare rajoni nuk do të jetë ai më i godituri fort por besoj se ka potencial për të çliruar dhe për të mbyllur hendeqet e së shkuarës. Mendoj se lajmi i mirë është se mosmarrëvehsjet mund të zgjidhen sëbashku dhe dialogu ështëi vetmi instrument”, është shprehur Rama.

(A.B)/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment