Sport

“E vetëvratë Aldon”, kunati i fubollistit që ra nga kati i gjashtë shpërthen ndaj mediave: Kërkoni falje publike

Sipas Veriut, mediat e ka në bërë lëmsh këtë lajm duke shkruar se gardiani Aldo Teqja është vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte.
Featured image of article: “E vetëvratë Aldon”, kunati i fubollistit që ra nga kati i gjashtë shpërthen ndaj mediave: Kërkoni falje publike Aldo Teqja dhe Redi Veriu

TIRANË– Kunati i Aldo Teqjes, futbollistit që ra nga kati i gjashtë, Redi Veriu është treguar mjaft kritik me mediat në lidhje me këtë lajm që bëri mjaft bujë ditët e fundit. Në një status në rrjetet sociale, Veriu shkruan se mediat e kanë vetëvrarë Aldon duke shkruar se futbollisti është vetëhedhur nga kati i gjashtë.

“Përshëndetje! Ku jeni o portale dhe media, se nuk e di çfarë t’iu them… Si e vetëvratë Aldon? Dilni kërkoni falje publike se ishte turp,”- shkruan Veriu.

Statusi i Redi Veriut

Por në fakt, ishte Polciia e Shtetit ajo që me anë të njoftimi zyrtar dekalroi se nëj person me inicialet A.T., që më vonë rezultoi të ishte gardiani i Partizanit Aldo Teqja, është vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte në kushte të rënda psikologjike.

Më pas u raportua se Teqja e kishte marrë këtë vendim pasi ishte zënë me të fejuarën, me të cilën bashkëjetonte.

Por familja e futbollistit, në një intervistë për Top-Channel përgënjeshtruan policinë. Ata u shprehen së Teqja ka rënë aksidentalisht.

Gjithsesi futbollisti e ka marrë veten dhe është rrezikut për jetën. Ai edne ndodhet i shtruar në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, pasi dëmet që pësoi ishin të mëdha.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment