Showbiz

E veshur me ‘Christian Dior’, Lori Hoxha mahnit me çmimin e një shalli (FOTO)

Sigurisht që kjo nuk është hera e parë që Lori shfaqet  me veshje të shtrenjta nga markat më të njhura botërore.
Featured image of article: E veshur me ‘Christian Dior’, Lori Hoxha mahnit me çmimin e një shalli (FOTO) Lori Hoxha

TIRANË– Trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha është një prej personazheve më të përfolura të showbizzit shqiptar. Lori është shumë aktive në rrjetet sociale nga ku ndan me ndjekësit e saj momente të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi Lori ka publikuar një foto ku shfaqet brenda një ashensori  teksa është veshur edhe me rrobat  e dimrit.  Ndërkohë ajo që bie  më shumë në sy është shalli i saj. Të gjithë e njohin markën e famshme  Christian Dior, dhe Lori ka zgjedhur pikërishtë këtë markë për aksesorin që ajo mban në qafë.

Po të bëni një kërkim në google, ky shall ‘Christian Dior’ që Lori ka zgjedhur për këtë stinë të ftohtë, kushton rreth 2000 dollarë, një shifër  teje e lartë e marramendëse.

Sigurisht që kjo nuk është hera e parë që Lori shfaqet  me veshje të shtrenjta nga markat më të njhura botërore.

A.C/Dosja.al

Shto Koment