FactcheckPolitike

E vërteta?! Rama thotë se ka bërë sherr, por tek media italiane rezulton ndryshe… llogarinë duhet ta kërkojë përtej Detit (FOTO)

Nëse pretendon se fjala i është deformuar, Rama e di shumë mirë derën. Ta sqarojë me gazetën të vërtetën. Kjo është rruga e parë dhe më e lehtë, ndërsa e dyta është pak më e gjatë por më frytdhënëse...
Featured image of article: E vërteta?! Rama thotë se ka bërë sherr, por tek media italiane rezulton ndryshe… llogarinë duhet ta kërkojë përtej Detit (FOTO) Edi Rama ne shkrimin e Gazzeta Dello Sport

TIRANË- Një deklaratë naive e kryeministrit Edi Rama, ka hapur sërish një debat politik në Shqipëri. Dosja.al ngriti dje e para pyetjen, se a e ka shkelur kryeministri me vetëdije ligjin për dekriminalizimin teksa deklaron se është arrestuar në Itali, një fakt që nuk e ka raportuar në formular. Sot, është ngritur Partia Demokratike dhe ish-deputeti Oerd Bylykbashi që ngre të njëjtin shqetësim. I menjëhershëm është edhe reagimi i Ramës, i cili thotë se e vërteta është ndryshe. Sipas tij, nuk bëhet fjalë për arrestim, siç ka raportuar vetë me gojën e tij tek media italiane, por për një sherr rutinor me një polic në Bolonja.

Por si është puna? Dosja.al sjell edhe njëherë në origjinal faqen e botuar në Gazzeta Dello Sport. Rama nuk ka deklaruar sherr siç thotë sot, por një arrestim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Intervista ku Rama thote se eshte arrestuar

Në këto kushte kryeministri llogarinë s’duhet ta kërkojë në Shqipëri, pse qytetarët me të drejtë dhe opozita e pyesin për këtë deklarim, se po i kërkojnë zbatimin e ligjit që e ka votuar vetë me dëshirë dhe e ka zbatuar në jo pak raste, por medias italiane. Nëse pretendon se fjala i është deformuar, Rama e di shumë mirë derën. Ta sqarojë me gazetën të vërtetën. Kjo është rruga e parë dhe më e lehtë, ndërsa e dyta është pak më e gjatë por më frytdhënëse. PD mund t’i kërkojë Prokurorisë siç ka bërë edhe në rastet e shkuara, verifikimin në Itali të kryeministrit. Kështu, jemi të gjithë të qetë.

(f.g/dosja.al)

Shto Koment