Politike

“E vërteta ju djeg, ke mendësi komuniste”, Alimadhi debat me Bushkën, ndërhyn Manja: Ore nuk jemi në kafe këtu

  • Debate mes socialistëve tek Ligjet për ‘mbrojtjen civile’, Fino voton kundër dhe ikën nga salla
  • Debat në Komisionin e Ligjeve për dosjet e komunizmit. Alimadhi debat me Bushkën dhe Ulsi Manjën.

    Tiranë- Debate të ashpra ka pasur sot në Komisionin e Ligjeve. Adriatik Alimadhi ka deklaruar se duhet të hapen dosjet e komunizmit që shqiptarët të dinë të vërtetën. Nuk kanë munguar debatet me Klotilda Bushkën dhe Ulsi Manjën.

    DEBATET:

    Alimadhi: Informacioni që na keni dhënë nuk është i plotë me atë që lexoi Zoti Shameti.

    Bushka: Më duhet të them që pikënisja e kësaj nisme ka nisur te rezoluta për vleresimin e raportit të Institutit për krimet dhe pasojat e komunizmit ne Shqipëri. Çdo detyrë e këtij instituti ka të bëjë me periudhën nga nëntori i 1944 e më pas.

    Alimadhi-: Keni mendësi komuniste.

    Bushka: Ka nevojë për një saktësim te këtij formulimi.

    Alimadhi- Në arkivin e shtetit i keni të gjithë krimet që kanë bërë kriminelët komunistë dhe partizanë. Ju nuk e doni këtë periudhë. A vini ju nga partia komuniste? Çfarë të keqe ka ta studiojmë këtë periudhë? Çfarë të keqe ka që studiohet unë jam ballist, kam marrë të gjithë kritikat. I kemi parë të gjitha poshtërsitë. Nuk ka asnjë gjë të keqe të dalë e vërteta, Çfarë të keqe keni? Ju doni të degradoni tërësisht sepse nuk po jua jepni të drejtën shqiptarëve që të dinë të vërtetën. E vërteta komuniste ju djeg shumë.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Manja: Fot për ligjin ore. Por nuk ka lidhje me ligjin kjo mo zoti Alimadhi.

    Hyseni: Ti e bashkëpunuar më ta.

    Alimadhi. Po mirë ja unë kam bashkëpunuar me ata , por më dëgjoni…

    Manja: Ore nuk jeni në kafe…

    J.V/Dosja.al

     

    Shto Koment