LIVE UPDATES
Insights

E vërteta ime… edhe politike

13 Mars 2021, 10:21 Nga DOSJA
E vërteta ime… edhe politike

Të dashur Miq,

Ju falenderoj të gjithëve, të njohur e të panjohur që më keni shkruar, i jam thellësisht mirënjohëse kujdesit tuaj!

Kanë kaluar vetëm pak ditë dhe kufiri i zërit tim publik është shtyrë në territoret e politikës. Mund të kishte ndodhur edhe e kundërta, pra që të tërhiqesha e të heshtja përgjithmonë e të merresha vetëm me botën e personazheve të mi. Ne po kalojmë një kohë quazi tiranish që erdhi e u malinjëzua ngadalë para syve tanë, e tillë, që jo vetëm na rrënoi ekononikisht, psikikisht, moralisht, por edhe na diskretitoi para botës së madhe. Nuk kam heshtur kurrë, e ngaqë nuk kam heshtur, nuk u ka mjaftuar balta për të më shtyrë të hesht, shpesh më kanë prekur edhe në gjëra të paprekshme, që ia kam besuar Zotit.

Kur më erdhi ftesa shumë serioze nga Partia Demokratike ndala një çast, dhe thirra zotat e së vërtetës që flenë brenda meje, dhe vendosa. Vendosa, sepse nuk doja të isha në gijotinën morale të asaj që Dante e ka thënë për të gjithë brezat e për të gjitha kohët, se “nuk ka qenie më të neveritshme se ai që ruan neutralitetin në kohë turbullsirash”. Unë nuk doja ta kisha këtë brerje, edhe pse e di që riskoj po aq të hedh mbi vete të njëjtën ndjesi që kam patur edhe vetë ndaj politikës së keqe. E përsëris, ndaj politikës së keqe dhe politikanëve të këqinj, pasi në parlamentin shqiptar kanë hyrë, kanë lënë gjurmë dhe kanë dalë me dinjitet një shpurë njërzish që kanë të gjithë nderimin shqiptarëve, edhe nderimin tim. Do të doja t’u ngjaja atyre.

Ftesa për konkurrimin për në Parlamentin Shqiptar më ka ardhur fare herët, qysh në orët e para të demokracisë, kur kam qenë një gazetare fare e re dhe shkruaja reportazhet e para të ndryshimit politik dhe rënien e diktaturës në njërën nga gazetat e para pluraliste “Fjala e lirë”. Por kurrë nuk e kam ndier veten të mjaftë për përgjegjësira të tilla, sepse e gjykoj si përgjegjësi shumë të madhe. Tani besoj se e kam pjekurinë të provoj të ruaj vetveten edhe në territore që i kam gjykuar deri dje.

Të kthehem si kandidate e PD në qytetin tim të lindjes, Elbasanin, është bekimi më i madh që mund të më ndodhte, sepse më rizgjoi arkitekturën e të gjithë atyre viteve jetë nëpër rrugët e tij, mes njerëve të tij të mrekullueshëm, të urtë e të shkolluar. Aty mësova hartën e vjetër të qytetit prej gjyshërve të mi, aty shkarravita fletët e para të ëndrrave që kisha drojë t’i rrëfeja.

Kur u largova prej tij isha e bërë dhe jam kthyer e kthyer paprerë gjithë këto vite. Asgjë nuk synoj duke kërkuar ta përfaqësoj atë politikisht, vetëm të shpengohem nga gjërat që nuk kam mundur të bëj për të me pafuqinë time, që vjen nga të qenët vetëm. Politika është ‘industri’ që bëhet me shumë shokë, më së shumti idealistë. Politika është ‘art’ që të mundëson ta materializosh ëndrrën. Politika është ‘kosë’ ku mund t’i presësh virtytet kur ato i ke artificiale. Politika mund të të zgjojë veset, e t’u bësh dëm njerëzve.

Elbasani është një qytet i dashur, me histori të admirueshme të vjetër e të re, i dënuar nga diktatura me Metalurgjikun dhe nga demokracia vitet e fundit me dasmën e hidhur të bandave. Një qytet me një larmi magjepsëse, në kryqëzim të rrugëve e kohëve.

“Darush shuara” (Vendi i poetëve) të dikurshëm, “Scampis”-i i shtegëtarëve të hershëm që ndalnin në dy stacionet e tij të rrugës Egnatia, qyteti i nëntëqind tregtoreve e 57 selvive të Namazgjasë, Elbasani ku po të ecje rrugëve të tij të dukej vetja sikur vallëzoje me engjëjt e parajsës, siç thotë Çelebi në kronikat e tij, i paqtë si në asnjë qytet tjetër, vendi ku harmonia fetare ka veshulli njerëzore.

E tillë jam edhe vetë dhe e bërë kështu edhe prej tij; mbase ndonjëherë tjetër do ta rrëfej gjatë këtë vetvete: përzierje vendesh, ndjesish, fesh, hobesh, fobish, që nuk kam ku t’i paqtoj askund tjetër, veç në Elbasan. Romani “Ku je?” nuk paskësh qenë nderimi i vetëm ndaj tij. Po shkoj në Elbasan e të kërkoj besimin e qytetarëve të tij si kandidate në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 Prillit, mu për këtë vazhdim…

Elbasani nesër ka festën e vet, Ditën e Verës, të cilën tani ia ka falur gjithë Shqipërisë.

Verë të bukur paçi përpara Miq, por natyrisht pas Pranverës së Ndryshimit!

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog flutura acka flutura acka

Sondazh

Poll
Insights 11 Mars 2021, 07:17

Kur dëshira për fitim e gllabëron moralin

GJERMANI– Në kohë krize njerëzit mbajnë shpresën tek politika. Muajt e kaluar ishin muaj të lodhshëm pandemie, dhe njerëzit i besuan politikës. Për një ko...

Insights 7 Mars 2021, 09:14

Tregimi i së dielës- PËR GJERMANI, SHOFER!

U çua herët në mëngjes. Duhej të kapte furgonin e qytetit verior se qysh në orën 9 do nisnin festimet e 50-vjetorit të krijimit të spitalit rajonal. Hëng...

Insights 4 Mars 2021, 10:14

Grenelli ka kaluar në personale me Albin Kurtin

Arti amerikan i komunikimit, si ne media, si ne politike, si ne diplomaci, ndryshon komplet nga europianet. Ata qe kalojne neper aeroportet e Amerikes gati sa n...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni