Rajoni

“E vërteta është se kam kaluar një presion të madh”, Abazoviç: Policia më ka marrë në mbrojtje

Abazoviç zbuloi se ai është marrë në mbrojtje nga policia për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme që pati pas zgjedhjeve.
Featured image of article: “E vërteta është se kam kaluar një presion të madh”, Abazoviç: Policia më ka marrë në mbrojtje Dritan Abazoviç

MALI I ZI-  Kreu i koalicionit “Bardhë e Zi”, Dritan Abazoviç që prej zhvillimit  të zgjedhjeve para pak javësh e deri më tani ka tërhequr shumë vëmendjen  e publikut në rajon por edhe më gjerë me rezultatin e zgjedhjeve.

Teksa ka folur për të përjavshmen gjermane “Spiegel”, Abazoviç zbuloi se ai është marrë në mbrojtje nga policia për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme që pati pas zgjedhjeve.

Abazoviç ka folur edhe për tubimin e protestës para shtëpisë së tij në Ulqin, për të cilën u përgjigj: Nuk kam qenë atje atë natë. Kur e mora vesh, mendova se ishte shaka dhe thashë se njerëzit erdhën të më mbështesnin. E vërteta është, se kam patur  shumë presion, unë aktualisht jam nën mbrojtjen e policisë. E di që ka shumë njerëz që mund të më bëjnë diçka, por nuk kam frikë. Kërcënimet janë çmimi që ne si politikanë paguajmë. Dhe në fakt është logjike për situatën aktuale, nëse merrni parasysh një gjë: pas këtij rezultati të zgjedhjeve parlamentare, ka shumë njerëz në vend që mund të humbasin shumë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më 30 gusht në Malin e Zi u mbajtën zgjedhjet parlamentare ku Millo Gjukanoviç për herë të parë pas 30 vitesh kaloi në opozitë.

Burimi: SPIEGEL

A.C/Dosja.al

Shto Koment