LIVE UPDATES
Art&Argëtim

E vërteta e komunikimit të gjeniut Nikolla Tesla me planetin Mars në shtypin francez të kohës

30 Tetor 2020, 21:39 Nga DOSJA

Nga Aurenc Bebj

Shtypi francez i kohës ka botuar disa shkrime në fillim të viteve 1900 në lidhje me vërtetësinë e eksperiencave të gjeniut Nikolla Tesla për të hyrë në komunikim me planetin Mars.

""
Çikago, 2 janar. Një sensacion i madh u prodhua këtu nga lajmi se z. Nikolla Tesla, një elektricist i shquar i qytetit, i cili, për pesëmbëdhjetë ditë, kërkon të lidhë komunikimet me Marsin, ka marrë këtë natë një mesazh nga ky planet.

Thuhet se mesazhi përbëhet si në vijim : “Një, dy, tre.”

Ne konkludojmë se banorët e Marsit numërojnë në të njëjtën mënyrë si banorët e Tokës.

[Nuk është e nevojshme, besojmë, të theksojmë se po e përcjellim, me të gjitha rezervat, këtë lajm vërtet të bujshëm.]

""

Na telegrafojnë nga Çikago : Një gazetar amerikan sapo pati një intervistë me z. Nikolla Tesla, elektricistin e shquar për të cilin thuhej se kishte marrë një mesazh nga Marsi. Z. Tesla mohon të ketë marrë mesazhin “një, dy, tre” për të cilin po flisnim, por tha se ishte absolutisht e saktë që ai ishte gati të hynte në komunikim elektrik me Marsin. Që prej tre javësh, ai ka qenë i angazhuar në një seri të tërë eksperimentesh në një pikë shumë të lartë të Kolorados. Sidoqoftë, pas disa përpjekjeve të pasuksesshme, një nga instrumentet e tij marrës, papritmas dhe në disa raste, regjistroi disa sinjale.

Këto sinjale pa dyshim erdhën nga një rrymë elektrike e drejtpërdrejtë me planetin Mars, por fatkeqësisht rryma ishte shumë e dobët dhe pajisjet shumë rudimentare për të qenë e mundur të jepnin ndonjë interpretim të sinjaleve të marra.

Z. Tesla nuk duket se dyshon as dhe një minutë se me pajisje të reja dhe më të sofistikuara dhe me një rrymë më të fortë, ai do të jetë në gjendje të komunikojë edhe me banorët e Marsit.

""

Pretendimet e Nikolla Teslës. – Komunikimet e mundshme.

(Nga korrespondenti ynë në Londër)

Londër, 11 janar. – Z. Nikolla Tesla beson se ai mund të ndërtojë një instrument që transmeton një mesazh në planetin Mars. Ai po punon për këtë tani dhe thotë se është i sigurt se do të ketë sukses.

Vështirësia e madhe, sipas tij, do të jetë të mësojmë kodin e sinjaleve nga Marsi, por, ai shton, ne tashmë kemi bërë një hap në këtë drejtim.

Z. Edison, i ftuar për të thënë atë që mendonte për këtë temë, thuhet se u përgjigj : “Unë nuk jam në gjendje të jap një mendim të vlefshëm për këtë pikë, sepse përgjithësisht idetë e mia nuk kanë mundësinë të ngjiten më lart se majat e Himalajeve.”

""

Astronomët me të vërtetë synojnë të komunikojnë me planetin Mars.

 

Por… a ekzistojnë marsianët ?… Z. Tesla, nga Nju-Jorku, përgjigjet pozitivisht.

 

 

Ai shton: “Unë tashmë kam instrumente mjaft delikate për të marrë mesazhe; Së shpejti do të kem një instrument mjaft të fuqishëm për të dërguar përgjigjen.”

 

O progres ! çfarë nuk na premton ? …

""

E kujtojmë padyshim Z. Tesla, këtë amerikan që pretendoi se ishte në gjendje të na vinte në komunikim me banorët e planetit Mars, falë valëve të fuqishme elektrike të emetuara nga një pajisje e shpikjes së tij. Z. Tesla po punon në mënyrë sekrete për projektin e tij fantastik, dhe nëse do t’u besojmë revistave amerikane, ai ka prodhuar rezultate me rëndësinë më të madhe shkencore.

Zbulimi i tij i fundit thuhet se është transmetimi i energjisë në distanca të mëdha, duke përdorur valë elektrike, pra pa një tel përçues. Do të ishte një përmirësim i pamasë i mënyrës së studiuar nga Marconi.

""

 

Ne e dimë që astronomi francez Camille Flammarion, i bindur se planeti Mars është i banuar nga qenie të një shkalle shumë më të lartë të civilizimit sesa ai i banorëve të tokës, tashmë ka mbështetur idenë e hyrjes në komunikim me marsianët me anë të figurave gjeometrike përbindëshe (të mëdha) të formuara nga llamba elektrike me fuqi të madhe.

 

Aktualisht, z. Tesla është duke u marrë vesh me një nga bashkëpunëtorët e Kompanive për shfrytëzimin e ujvarës së Niagara-s duke u përpjekur kështu të dërgojë një mesazh duke përdorur forcën e 800 milion kuajve të vënë në dispozicion të tij përmes 160 milion kilometrave që ndajnë Marsin nga Toka.

 

 Marrë nga Dasiani

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur aurenc bebe aurenc bebe

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni