KRYESORET
Insights

E vërteta e deklaratave të ambasadores mbi investimet amerikane

20 Janar 2022, 22:56 Nga DOSJA
E vërteta e deklaratave të ambasadores mbi investimet amerikane

Nga Ola Xama

Një ditë më parë Ambasadorja e SHBA në Tiranë iu përgjigj pyetjeve mbi rezultatet dyvjeçare të punës së saj në Shqipëri, ku një nga prioritetet e vendosura nga vetë ajo ishte tërheqja e investimeve amerikane. Ajo e konsideroi këtë angazhim të saj një arritje, ndërsa thumboi lehtë qeverinë se nuk ka bërë sa duhet për përmirësimin e klimës së biznesit.

Por cila është e vërteta e investimeve amerikane në Shqipëri gjatë dy viteve të fundit?

Ambasadorja përmendi dy projekte të cilat do të realizohen nga 3 firma amerikane: ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës nga Bechtel dhe kthimi në punë i Termocentralit të Vlorës bashkë me ndërtimin e terminalit të gazit nga shoqëritë Exxon Mobil dhe Excelerate Energy.

T’i marrim me radhë…

Kompania Bechtel operon prej vitesh në tregun e Ballkanit dhe në Shqipëri ka qënë prezente gjatë ndërtimit të rrugës Durrës- Kukës, pra nuk është një investitor i ri. Mënyra se si kjo kompani do të investojë në Shqipëri kufizohet në projektimin dhe ndërtimin e Skavicës, ndërsa angazhohet që të ndihmojë në gjetjen e shumës borxh për ndërtimin e veprës në bankat amerikane, vlerë e cila arrin afërsisht 500 milion euro.

Investim i huaj konsiderohet kur kompanitë e huaja sjellin kapital dhe para të tyre në një vend, dhe jo kur i marrin.

Në rastin e nënshkrimit të marrëveshjes me kompaninë Bechtel për ndërtimin e Skavicës, janë anashkaluar procedurat normale të prokurimit, çka në një vepër të tillë, e përmasës financiare astronomike zbatimi i këtyre procedurave duhet të ishte kusht. Shteti shqiptar dhe ligji detyron kompanitë që mbi kufirin monetar 800 mijë lekë të zhvillojë tendera, ndërsa për vlera shumë më të konsiderueshme bëhen ligje për përzgjedhen e një firme me procedurë të veçantë. Përse nuk zhvillohet garë për të parë nëse vijnë edhe kompani më të mëdha se Bechtel të cilat mund të japin oferta më të leverdisshme?
Po per sa i takon Termocetralit të Vlorës?

Në këtë projekt të ri të furnizimit me gaz të lëngëshëm nga kompania amerikane Exxon Mobil ka një dilemë të madhe ekonomike: përse duhet që gazi të vijë me kontenier nga Amerika kur gazsjellësi TAP kalon afër Vlorës dhe madje ka dhe një pikë dalëse në Fier? A është më e lirë kosto e furnizimit nga një vend i largët si SHBA apo nga një tubacion që kalon në Shqipëri? Sërish pala e shtetit shqiptar do të blejë energjinë që do të prodhohet nga termocentrali përmes një çmimi të fiksuar duke rënduar buxhetin e OSHEE, ndërsa kompanitë nuk marrin risk për tregtimin vetë të energjisë në treg të lirë.

Kostot në këtë variant shtohen edhe më shumë pasi kompanitë do të ndërtojnë dhe terminalin e gazit, i cili nevojitet për të bërë furnizimin nga kontenierët, ndërsa në rast se do të zgjidhej gazi nga TAP, nuk do të kishte nevojë për një terminal të ri, por vetëm për ndërtimin e tubacionit lidhës. Vënia në punë e TEC-it plus ndërtimi i tubacionit është vlerësuar nga eksperti që kontaktoi qeveria shqiptare “Roland Berger” në 56 milion euro, ndërsa varianti për rregullimin e TEC-it me terminal i amerikanëve kushton 120 milion euro.

Edhe në këtë rast qeveria nuk ndoqi procedurën ligjore të tenderimit të punimeve apo dhënies në përdorim/koncesion të TEC-it të Vlorës duke eleminuar garën pavarësisht madhësisë dhe emrit të mirë që ka Exxon Mobil.

Në të dy rastet negociatat e qeverisë më kompanitë nuk kanë qënë të hapura për publikun.

Për projekte të ngjashme ku janë përzgjedhur procedura ekstraligjore në fushën e biznesit ambasadat kanë qënë të parat që kanë drejtuar gishtin se si qeveria po dëmton klimën e biznesit dhe konkurrencën, ndërsa në këtë rast më kujtohet ajo shprehja e priftit: Bëni siç them unë, por mos bëni siç bëj unë!

Marrë nga Facebook i autores Ola Xama

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

Sondazh

Poll

Insights 17 Janar 2022, 15:23

554 vjet nga sot, Dheut tonë i vdiq Ora

17 KALLNDOR 1468,554 vjet nga sot, Dheut tonë i vdiq Ora.Nuk ka datë e përvjetor që t’mos e mendoj madhështinë e Gjergjit, dhe madhështinë e gjindjes sime...

Insights 12 Janar 2022, 12:36

Një opozitë e (për) mjer(r)ë!!!

Nga Armida Plangarica ,Sociologe!-Si cdo fenomen banal , që 30 vitet e fundit në Shqipërinë e tranzicionit bëhet HIT dhe personat banalë quhen VIP , kështu dhe ...

Insights 11 Janar 2022, 13:34

“Kali” ka ngordhur, na duhet një i ri

Nga Genc Sejko‘Stop flogging a dead horse,’ është një shprehje në anglisht që në shqip përkthehet, ‘Ndalo fshikullimin e një kali të ngordhur’. Shprehja nënkupt...

Insights 10 Janar 2022, 19:17

Sot, kur edhe ti, Bert, mbush 80!

Nga Pëllumb KullaTI, Robert Ndrenika, duhet ta ndjesh që kjo është një ditë e lumtur për njerëzit e tu të afërt, por edhe më shumë: është një ditë e bukur për a...

Aksident në Maminas, përfshihen gjashtë makina

Aksident në Maminas, përfshihen gjashtë makina

'Ka rrjedhje të sekretit hetimor?' Kraja-Majkos: Për non-gratat s'përgjigjem

Komisioni/ Kraja: Me paratë e konfiskuara kemi ngritur laboratorë eksperimentale

'A ndërhyn Rama dhe ministrat në punën tuaj?/ Kraja - Alibeajt: S'komentoj, zbatoj ligjin

Dosja e Aleks Nikës/ Ndreca: A mund të transferohet në SPAK? Kraja: Duhet vlerësuar

Dvorani dhe Ina Rama për President? Berisha: Janë subjekte të ndjekjes penale

Ç'do bëhet me Teatrin Kombëtar? Zotohet Berisha: Do ndërtohet siç ka qënë

8 emrat e PD për President, Berisha: Parodi e neverishme, keqpërdorim i Ramës

FMN propozoi shkrirjen e Bordit, Berisha: Të ndërhyhet me urgjencë për çështjen e borxhit

A e përdori PD për të justifikuar non-gratën? Berisha: Partia më ka penguar

'Non-grata' në gjykatën franceze, Berisha: Ka 2 faktorë kundër meje

Nëse vjen Berisha, PD duhet të pezullohet nga PPE, ish-kryeministri: Gaboi!

Berisha thirrje BE: Na hapni negociatat! Nuk e meritojmë, por po s'ndodhi sjell trazira në rajon

'Shqipëria anëtar i asociuar i BE'/ Rama: Mbështes vizionin e Macron

Gjermania kundër Ballkanit të Hapur? Rama: Ushqim për konsum lokal

'Ballkani i Hapur'/ Charles Michel: E mbështes, uroj që të gjithë t'i bashkohen nismës

'Ndryshojmë kursin'/ Rama: Nëse Bullgaria s'hap rrugë, do i shpëtojmë kthetrave të tyre

Integrimi/ Pse duhet mbajtur peng Shqipëria? Michel: Duhen zgjidhur konfliktet, ju mbështes

Integrimi në BE, Charles Michel: Angazhimi ynë nuk ka ndryshuar

Integrimi në BE/ Rama: Kemi hedhur hapa njëjtë si vendet që i kanë çelur negociatat

Aksioni i SPAK, Berisha: U dekonspirua, Edi Rama u shqetësua, dha mesazh tek bandat

Raporti i FMN, Ibrahimaj: Do jemi më të kujdesshëm, do analizojmë çmimet

Autori i vë zjarrin furgonit të policit në Shkodër, i maskuar si grua

Demokratja-Berishës: Ti je i ndershëm, këta të tjerët kanë nga 100 dashnore

Emri i presidentit të ri, Alibeaj flet për firmat: I kam! Në mbledhje sot ishin 26 deputetë

Negociatat për president tek PD, Alibeaj: Nesër pasdite do kemi mbledhje tjetër

17 shoferë “dru” në timon, 27-vjeçari rreh efektivin e Policisë teksa e shoqëronte

A janë arrestimet e Nuredin Dumanit? Kreu i SPAK se "lëshon" PENTITON: Nuk flas dot...

Pse s'janë arrestuar Ervis Martinaj dhe Suel Çela? Kraja dhe Nano: Po i kërkojmë akoma...

Ka dyshime për dekonspirtim?Kreu i SPAK: Jo!Do i shkojmë deri në fund, s'ka rëndësi sa të fortë janë

Cili ka qenë roli i shefit të Krimeve, Palushit? Arben Kraja: Ka shpërduar detyrën!

ZBULOHET emri i aksionit të SPAK, kuptimi! Kush e kishte "plumbin e artë"...

MEGAAKSIONI, Arben Kraja jep DETAJE: Shkatërruam 8 banda, të dhunshëm, paguanin shumë për vrasje

Zgjedhja e Presidentit, Bylykbashi: Alibeaj ka marrë përsipër t’i sigurojë Ramës votat

Shpërthim me tritol në lokalin Radhimë! Ambienti i marrë me qira nga kunati i Çelës

Momenti kur djali i Arben Mërkurit largohet nga vendngjarje, ia vranë të atin para syve

Vrasja në Sukth, dalin pamjet nga vendngjarja

'A ka më deputetë që hetohen?'/ Arben Kraja 'kyç gojën': Nuk jap përgjigje, e thotë ligji

Kreu i SPAK: 80% të rasteve që kemi në dorë, as që e dinë se janë nën hetim

Dosja 184 s'i "shqitet" Ulsi Manjës, Tabaku ia kujton para Arben Krajës, ministri: Kam një merak

PS sulmon SPAK, Balla: Pse s'hetohet Berisha? Tabaku e mbron: Shikoni "non grata-t" tuaja

'41 prokurorë janë shkarkuar'/ Kreu i KLP: Disa janë kërcënuar me jetë, u morën në mbrojtje

Qeveria miraton fond shtesë 160 mln lekësh për federatat sportive dhe sportistët elitarë

Manastirliu: Kemi miratuar financim shtesë për sistemin shëndetësor

Conferencë League! 25 Maji ditë pushimi, s'lejohen makinat, 'mbyllet' Tirana

Procesi i Rindërtimit, Ahmetaj: Do ndërtojmë 167 shkolla, 137 kompani marrin pjesë, program unik

Me kë e ka? Rama: Flet shumëkush për bujqësinë, ose s'kanë lidhje ose s'kuptojnë

Presidenti i ri/ Arrihet akordi! Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Presidenti i ri/ Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Basha lë me 'hije' kolegët, Agron Duka frikë të bëjë llogari: Se mos bëj ndonjë gabim?