Rajoni

E trishtë/ Nuk fitoi betejën me koronavirusin, humb jetën policja shtatzënë në Kosovë

Një policie në Kosovë ka humbur betejën me COVID-19. Mësohet se ajo ishte shtatzënë.
Featured image of article: E trishtë/ Nuk fitoi betejën me koronavirusin, humb jetën policja shtatzënë në Kosovë Foto ilustruese

KOSOVË- Ngjarje e trishtë në Kosovë. 3 ditë më parë në Kosovë ka ndërruar jetë një police shtatzënë. Kjo e fundit humbi jetën, pasi u infektua me koronavirus.

Mediet vendase shkruajnë se e ndjera për një kohë u trajtua në Kralevë të Serbisë, po nuk arriti të fitonte betejën ndaj COVID-19. Policja shtatzënë shërbeu për një kohë të gjatë në Stacionin e Policisë në komunën e Shtërpcës. Të shtunën e kaluar ajo u përcoll për në banesën e fundit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, javët e e fundit në Kosovë është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve dhe viktimav. Që prej fillimit të shpërthimi të pandemisë në Kosovë e deri tani, janë regjistruar 341 viktima dhe 10.419 të infektuar.

J.V/Dosja.al

Shto Koment