BotaVirale

Babë e bijë pajetë të përqafuar me njëri-tjetrin, historia e trishtë që fshihet pas fotos që tronditi botën (PAMJE TË RËNDA)

Fotografia e një babai me vajzën e tij, të dy të pajetë në brigjet e një lumi kanë bërë xhiron e rrjetit.

Kjo është fotografia që po bën xhiron e rrjetit dhe që shpjegon më së miri sistemin që presidenti Donald Trump po përpiqet që të vendosë në Amerikë.

Bëhet fjalë për foton e një babai dhe vajzës së tij që humbën jetën duke u mbutur në brigjet e lumit Rio Grande. Oscar Alberto Martinez futi të bijën 23 muajshe brenda bluzës së vet në mënyrë që të mos mbytej por të shpëtonte nga rrjedha e lumit. Ata u gjetën të përqafuar brenda të njëjtës bluzë, me trupat e tyre të pajetë.

I riu nga El Salvadori, donte me çdo kusht të largohej nga vendi i tij, por nuk kishte arritur të kalonte kufirin, edhe pse kishte bërë kërkesë për azil. Kështu që ditën e dielë kishte vendosur që të kalonte lumin bashkë me vajzën e tij, të cilën u kthye ta merrte pasi kishte kaluar në bregun tjetër bashkëshorten, Tania Vanessa Avalos.

Teksa notonte drejt të shoqes, e bija u frikësua dhe nisi të hynte në ujë. Kështu që Oscar u kthye për të marrë vajzën e tij, por përfundoi dukë i marrë rrjedha e lumit.

Mamaje e Oscar, Rosa Ramirez, tha: “Ai u kthye teksa vajza u hodh në ujë. E futi atë në bluzë dhe teksa rrjedha e ujit bëhej gjithmonë e më e rrëmbyeshme, të dy u zhdukën bashkë”.

Që pas marrjes së sinjalit për zhdukjen e tyre, nisën menjëherë kërkimet por trupat e tyre u gjetën të pajetë afër Matamoros, në Meksikë.

Që prej fushatës së tij elektorale për president, Donald Trump është shprehur gjithëmonë kundër emigrantëve në SHBA , sidomos me Meksikën. Për të ndalur hyrjen e tyre në Amerikë, Trump premtoi ngritjen e një muri në kufi.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment