Sport

“E treta e vërteta”, Van Gaal në krye të Holandës për “Katar 2022”

Trajneri i njohur e ka udhëhequr kombëtaren e tulipanëve edhe dy here të tjera, ku në botërorin “Brazil 2014” e renditi në vendin e tretë
Featured image of article: “E treta e vërteta”, Van Gaal në krye të Holandës për “Katar 2022”

HOLANDE – Federata e futbollit holandez dhe Luis Van Gaal kanë mbyllur një marrëveshje, që do të shohë trajnerin e njohur të kthehet në krye të stolit të ekipit kombëtar.

Kjo është raportuar nga tabloidi holandez “De Telegraaf”, duke pretenduar se Van Gaal, 70 vjeç, ka rënë dakord të drejtojë ekipin kombëtar të tulipanëve në kupën e botës “Katar 2022”. Gjithsesi, deri tani nuk ka asnjë konfirmim nga federata, e cila ka qenë duke kërkuar një trajner të ri, pas dorëheqjes së Frank de Boer pas eliminimit në “Euro 2020” nga Republika Çeke.

Në kualifikimes e kupës së botës “Katar 2022”, Holanda e udhëhequr nga De Boer ka humbur 4-2 kundër Turqisë dhe një humbje e mëtejshme kundër Norvegjisë, në ndeshjen e planifikuar për në 1 shtator, mund ta bëjë problematic kualifikimin e tulipanëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Van Gaal e ka udhëhequr Holandën dy herë, ku në këtë të fundit i çoi portokallinjtë në vendin e tretë në “Brazil 2014”. Më pas ai u transferua te Manchester United, një klub që e shkarkoi atë dy ditë pasi fitoi “Kupën e FA” në 2016. Në janar 2017, Van Gaal ishte trajneri i cili udhëhoqi Ajax, Barcelona dhe Bayern Munich, njoftoi se donte të tërhiqej.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment