Bota

“E tmerrshme, po ngrij së ftohti në errësirë”, në një natë horrori gruaja bllokohet në avionin kanadez

Një pasagjere në avionin Air Canada ka harruar të zbresë nga avioni pasi është ulur në tokë, dhe kjo për shkak se e kishte zënë gjumi.
Featured image of article: “E tmerrshme, po ngrij së ftohti në errësirë”, në një natë horrori gruaja bllokohet në avionin kanadez Foto ilustruese.

KANADA– Një grua ka pësuar një ngjarje ‘horror’ teksa është gjendur e vetme në bordin e një avioni duke kaluar gjithë natën në errësirë. Tiffani Adams tha se e zuri gjumi gjatë fluturimit nga Quebec në Toronto dhe kur u zgjua, ajo u gjend në errësirë të plotë në një vend të ftohtë.

Avioni ishte i fikur dhe i parkuar në vendin e tij në aeroport.

Tiffani shkruajti në rrjete sociale: “Rreth mesnatës, disa orë pasi fluturimi u ul, po ngrij së ftohti në një vend me errësirë të plotë”.

Ajo tha se përvoja ishte “e tmerrshme“. Zonja Adams arriti të thërriste shoqen e saj Deanna Dale për t’i bërë me dije se ku ishte para se t’I mbaronte bateria e telefonit, sepse nuk kishte ku ta karikonte.

Ajo u gjet nga një operator i karrocave të bagazheve dhe stafi i Air Canada i ofroi asaj limuzinë dhe një dhomë hoteli ku të kalonte natën duke i kërkuar falje për incidentin.

Burimi: BBC

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment