
VIETNAM– Në Vietnam një grup mbrojtësish të kafshëve kanë raportuar së fundmi se po vriten mace për shkak të disa lajmeve të rreme në rrjetet sociale që kanë informuar se konsumimi i tyre mund të kurojë Covid-19.

Disa imazhe të publikura nga mediat e huaja tregojnë se disa mace të vrara paketohen dhe shiten e në disa foto të tjera shihet se macet e gatuara i konsumojnë edhe fëmijët.
“Kura” absurde e pretenduar me macet thotë se gatimi duhet të kthehet në formë paste dhe të konsumohet nga të sëmurët me koronavirus, ose të tjerët që nuk duan të preken prej tij.
Julia de Cadenet, themeluese e grupit mbrojtës ndaj kafshëve kërkon fundin e konsumit të mishit të qenve e maceve dhe tha se pamjet ishin rrënqethëse.
“Njerëzit në të gjithë botën janë të tmerruar nga COVID-19, por kjo nuk justifikon mizorinë e tmerrshme që vjetnamezët po shkaktojnë te macet e shkreta”– ka thënë ajo.
Burimi:Metro
(A.K.Dosja.al)