ArgetimVirale

Babai vret djalin e tij 6-vjeçar, gjatë një rituali ekzorcizmi

31-vjeçari e kishte futur djalin e tij 6-vjeçar në një vaskë me ujë të nxehtë, duke bërë kështu që vogëlushi të përjetonte djegje të rënda në 15 përqind të trupit të tij.
Featured image of article: Babai vret djalin e tij 6-vjeçar, gjatë një rituali ekzorcizmi

ARIZONA – Një lajm i dhimbshëm ka tronditur Arizonën ditën e sotme, pasi një 6-vjeçar është gjetur i pajetë nga forcat e policisë, të cilët fajësojnë për vrasjen e tij, pikërisht babain e vogëlushit.

Pablo Martinez është emri i 31-vjeçarit i cili akuzohet për vrasje të shkallës së parë.

Në deklaratën e tij, Pablo u shpreh se ai po mundohej t’i kryejë një ritual ekzorcizmi djalit të tij, që sipas tij ishte i pushtur nga një demon mjaft i fuqishëm.

31-vjeçari e kishte futur djalin e tij 6-vjeçar në një vaskë me ujë të nxehtë, duke bërë kështu që vogëlushi të përjetonte djegie të rënda në 15 përqind të trupit të tij.

Më pas ai e kishte marrë djalin, dhe ja kishte zhytyr kokën nën ujë, për afro 10 minuta, duke bërë kështu që djali të humbte jetën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pablo i pranoi policisë, se ai përpara se t’a mbante 10 minuta me kokën nën ujë,   gjithashtu e kishte detyruar djalin e tij të pinte ujë të përvëluar, me qëllimin  për të djegur dhe për të nxjerrë demonin jashtë trupit të tij.

Ai besonte se djali kishte sjellje aspak normale, si dridhje të trupit, acarim të shpeshtë dhe levizje të pazakonta, çka e çuan atë në mendimin se djalin e tij mund ta kishte pushtuar djalli.

Gruaja e tij, Romelia Martinez, u mundua gjithë kohës të hynte në banjo për të shpëtuar djalin e saj, por dera ishte e mbyllur, dhe 31-vjeçari i thoshte se asgjë e keqe nuk po ndodhte.

Më pas, në pamundësi për të hyrë në banjo, gruaja lajmëroi policinë, e cila e gjeti djalin e saj të pajetë.

Burimi: Daily Mail

E.C/Dosja.al

Shto Koment