Politike

E thotë për HERË TË PARË! Rama, për sherrin e 14-Marsit: Ishte sulm i organizuar ndaj meje, kur bën sherr, sherr do gjesh….

I ftuar në "Open", i pyetur për këtë përplasje, Rama tha se e gjithë ngjarja ishte një sulm i orkestruar ndaj tij dhe se Basha me mbështetësit e tij e kishin sharë me libër shpie.
Featured image of article: E thotë për HERË TË PARË! Rama, për sherrin e 14-Marsit: Ishte sulm i organizuar ndaj meje, kur bën sherr, sherr do gjesh….

TIRANË– Për herë të parë, kryeministri Edi Rama e ka konsideruar një sulm kundër tij, sherrin e ndodhur në Elbasan më 14 mars, të cilin gjithmonë e ka komentuar si sherr banal.

I ftuar në “Open”, i pyetur për këtë përplasje, Rama tha se e gjithë ngjarja ishte një sulm i orkestruar ndaj tij dhe se Basha me mbështetësit e tij e kishin sharë me libër shpie.

Më tej, Rama shtoi se nëse del për sherr, sherr do gjesh, duke u dhënë të drejtë palëve që u përplasën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“E di ti se çfarë ka ndodhur më 14 mars apo jo? Më 14 mars ka ndodhur një sulm i organizuar ndaj meje, kjo ka ndodhur. Ai njeri, Basha, ka hyrë me flamuj partie në një festë siç është Dita e Verës, e di ai historinë e kësaj feste? E di ai se çfarë është Dita e Verës. Ky ishte një sherr, dhe kur nisesh për të sulmuar, kur nisesh për sherr, sherr do gjesh. Cc’donte ai që të dilte të sulmonte ai me libër shpi, mirë ‘Rama ik’, varja, po me libër shpie. Dhe kur nuk oranon përgjegjësinë, është mungesë këllqesh,”- tha Rama. 

(f.m/dosja.al)

Shto Koment