Rajoni

“E tepërt që partia e Kurtit të marrë edhe postin e presidentit”/ VV i përgjigjet Agim Veliut: Ne nuk e kërkuam

Ai thotë se Vetëvendosje është duke kërkuar që për presidentin të flitet kur të vjen koha, e jo tani kur po tentohet që të bëhet shumica parlamentare për qeverisje.
Featured image of article: “E tepërt që partia e Kurtit të marrë edhe postin e presidentit”/ VV i përgjigjet Agim Veliut: Ne nuk e kërkuam Albin kurti dhe Isa Mustafa

KOSOVË– Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas deklaratave të nënkryetarit të LDK’së, Agim Veliut, i cili tha sot se është e tepërt që partia e Albin Kurtit të marrë edhe postin e presidentit edhe atë të kryeministrit.

Përmes një postimi në Facebook, deputeti i zgjedhur i VV’së, Mefail Bajqinovci ka shkruar se ajo që thotë Veliu nuk qëndron, pasi që VV nuk është duke kërkuar për vete pozitën e presidentit.

Ai thotë se Vetëvendosje është duke kërkuar që për presidentin të flitet kur të vjen koha, e jo tani kur po tentohet që të bëhet shumica parlamentare për qeverisje.Vetëvendosja shprehet gjithashtu se janë duke kërkuar një president ashtu siç e kërkon Kushtetuta e Kosovës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Kërkesa juaj për ta pasur presidentin në mënyrën se si po e kërkoni nuk e shprehë përkushtimin e stërthënë nga ju për LDK -në shtetformuese, perëndimore dhe që angazhohet për shtetin e së drejtës”, ka thënë ai.

LDK dhe VV prej shumë javësh janë në negociata për krijimin e një koalicioni qeverisës, pasi dolën fituese të zgjedhjeve të shtatorit. Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës negociuan dhe afruan programin e tyre, por duket se ndasitë kanë nisur për ndarjen e posteve. LDK kërkoi që ta ketë ajo propozimin për postin e Presidentit në 2021, ndërsa VV nuk e ka pranuar këtë gjë.Sipas mediave kosovare lideri i LVV, Albin Kurti, ka propozuar emrat e Rexhep Qoses dhe Muratin Jasharit.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment