Aktualitet

E sulmuan qentë e rrugës, vdes në spital 61-vjeçarja nga Berati (Emri)

Një grua e moshuar ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga sulmi që i bënë disa qen rruge.
Featured image of article: E sulmuan qentë e rrugës, vdes në spital 61-vjeçarja nga Berati (Emri) Foto Ilustruese

Një grua ka ndërruar jetë ditën e sotme në spitalin e Beratit. 61-vjeçarja e identifikuar si Selime Braushi është sulmuar ditën e sotme nga disa qen endacakë teksa po punonte në parcelën e saj me ullishte.

Për disa minuta banorja e fshatit Dyshnik është përleshur me qentë, të cilët i kanë lënë plagë shumë të thella. Mësohet se ajo ka rënë në tokë si pasojë e sulmeve nga kafshët dhe nga goditja të ketë marrë edhe plagë në kokë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pasi kanë dëgjuar thirrjet e saj për ndihmë, të afërmit e kanë dërguar të moshuarën menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. 61-vjeçarja është paraqitur me plagë të shumta në trup dhe kokë dhe pavarësisht ndihmës së shpejtë që ka marrë nga mjekët Braushi nuk ka arritur të mbijetojë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment