Bota

E sulmuan gjatë tubimeve, makina e policisë godet qëllimisht turmën e protestuesve në New York

Në video dëgjohen njerëz duke bërtitur dhe një protestues duke hipur mbi makinë dhe duke e goditur xhamin e saj me këmbë.

New York- Protestat në New York janë bërë shumë të dhunshme pas vdekjes së qytetarit  me ngjyrë, George Floyd nga një polic amerikan në Minneapolis.

Ndërkohë mediat e huaja kanë publikuar një video ku shihet  se një makinë e policisë ka goditur rëndë disa protestues gjatë protestës. Videoja e shkurtër e publikuar në Tëitter tregon se makina e policisë është sulmuar nga protestuesit me shishe.

Për këtë shkak pas sulmit të protestuesve kjo makinë e policisë niset papritmas dhe me vrull drejt protestuesve që ishin shumë përballë saj dhe ka goditur disa prej tyre.  Në video dëgjohen njerëz duke bërtitur dhe një protestues duke hipur mbi makinë dhe duke e goditur xhamin e saj me këmbë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mes këtyre protestave të dhunshme ky incident i fundit ka shtuar akoma më shumë tensionet mes policisë dhe protestuesve. Shumë protesta që kanë shpërthyer në qytetet kryesore të SHBA kanë ardhur si shkak i zemërimit të njerëzve për vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd nga polici.

Ndërkohë kryetari i qytetit, Bill de Blasio, ka deklaruar se incidenti është duke u hetuar, por shtoi se policia ka mundësi të mos ketë patur mënyrë tjetër për të shmangur protestuesit.

Burimi: bulletinmail

A.C/Dosja.al

Shto Koment