Aktualitet

U ekzekutua në mënyrë mafioze në Vlorë, Bledar Birçaj ka qenë edhe drejtor banke: U pushua, pasi dyshohet se e vodhi vetë

Julian Kasapi ka bërë me dije se deri në vitin 2016, Birçaj ka qenë drejtori i një banke. 
Featured image of article: U ekzekutua në mënyrë mafioze në Vlorë, Bledar Birçaj ka qenë edhe drejtor banke: U pushua, pasi dyshohet se e vodhi vetë Julian Kasapi

TIRANË– Gazetari Julian Kasapi ka zbuluar detaje lidhur me të shkuarën e viktimës së atentatit të Vlorës, Bledar Birçaj. I ftuar në emisionin “Opinion”, Kasapi ka bërë me dije se deri në vitin 2016, Birçaj ka qenë drejtori i një banke.

E dini ju që Bledar Birçaj ka qenë drejtor banke? Banka është vjedhur dhe viktima është pushuar nga puna. Personi tjetër është një analist kredie. Edhe kjo histori është një çështje droge. Se si ka mundësi që një agjent i antodrogës është në makinën e ….”, u shpreh gazetari Kasapi duke iu referuar vrasjes në mes të Vlorës, kur në makinën e Birçajt në momentin e atentatit ndodhej edhe një agjent krimesh.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(k.m/dosja.al)

Shto Koment