AktualitetBota

E shkatërruan dhe i vunë zjarrin burgut, kush është Mirashi, shqiptari që u arrestua bashkë me tetë të tjerët pas revoltës në Itali, morën peng dhe efektivët e i dhunuan

Mes sulmuesve që dogjën dhe shkatërruan njërin kat të burgut totalisht, është edhe shqiptar Anxhelos Mirashi, i quajtur “Angioletto”, i cili ka dhe pasaportë greke.
Featured image of article: E shkatërruan dhe i vunë zjarrin burgut, kush është Mirashi, shqiptari që u arrestua bashkë me tetë të tjerët pas revoltës në Itali, morën peng dhe efektivët e i dhunuan Foto nga revoltat

ITALI– Revolta e ndodhur në muajin mars të këtij viti në një prej burgjeve të Italisë në Rebibbia,  tashmë ka nëntë autorë.

Mediat e vendit fqinj shkruajnë se nëntë persona janë ‘arrestuar’ pavarësisht se ndodhen në të njëjtin burg dhe do të përballen me akuzat si “shkatërrim dhe plaçkitje“, përfshirë “hapjen e qelive të të burgosurve dhe pjesëmarrjen aktive në heqjen e ilaçeve në infermieri dhe shkatërrimi i ambienteve”, si dhe “mbështetjen e dhunës dhe marrjen e rolit udhëheqës në zhvillimin e revoltës”.

Mes sulmuesve që dogjën dhe shkatërruan njërin kat të burgut totalisht, është edhe shqiptar Anxhelos Mirashi, i quajtur “Angioletto”, i cili ka dhe pasaportë greke.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shqiptari bashkë me tetë personat e tjerë sulmuan katin e parë të burgut, i vunë zjarrin gjithçka dhe morën peng efektivët. Ata i mbyllën në dhoma dhe i dhunuan duke u shkaktuar dëme të mëdha. Revolta mori fund pas ndërhyrjeje të ekipeve të tjera.

(f.m/dosja.al) 

Shto Koment