Showbiz

“E shikoj tek dera dhe nuk i afrohem dot”, Mariola Kaçani përlotet LIVE nga karantina, e vëllai e surprizon

Përmes një lidhje skype për emisionin “Vizioni i Pasdites”, Mariola u shfaq e përlotur teksa u shpreh se e kishte marrë malli për mbesën, por në lidhje paralele vëllai i saj Jurgeni, e suprizoi live.
Featured image of article: “E shikoj tek dera dhe nuk i afrohem dot”, Mariola Kaçani përlotet LIVE nga karantina, e vëllai e surprizon Marjola Kacani, Jurgeni dhe Evi Reçi

TIRANË– Jemi mësuar ti shikojmë gjithnjë shpesh si në jetë ashtu edhe në skenë, por në kushte karantine ndonëse fqinj, Mariola dhe Jurgen Kaçani (motër e vëlla), nuk shihen prej një kohe të gjatë. Përmes një lidhje skype për emisionin “Vizioni i Pasdites”, Mariola u shfaq e përlotur teksa u shpreh se e kishte marrë malli për mbesën, por në lidhje paralele vëllai i saj Jurgeni, e suprizoi live.

Unë në rradhë të parë do takoj njëherë mbesën, se më ka marrë malli, nuk di se sa. Nuk e mendoja kurrë që, nuk e di, më ka marrë shumë malli. Për Jurgenin sigurisht, për Festimen. Po për mbesën më ka marrë shumë. Edhe i lutem përditë të vijë pak, edhe më thotë ‘hajde shihe te dera dhe ik’. Po për ça e dua ta shoh, dua ta puth ta përqafoj,”– tha Maariola.

Mjaftuan këto fjalë që Jurgeni të nxirrte vogëlushen në kamerë, për të surprizuar motrën e tij Mariolën.

Ja meqë e doje mbesën. Mariola ka dalë mbesa, po të shikon po ta bën me dorë,”- bëri thirrje Jurgeni.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dy këngëtarët, motër e vëlla,treguan më tepër si shfrytëzojnë kohën e lirë. Mariola shpreh se nuk ka hequr dorë nga ushtrimet fizike, ndërkohë që Jurgeni, i sapo bërë baba, po kalon kohën e dëshiruar me të voglën. Artistët e familjes Kaçani gjithashtu u bënë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi. Sipas Jurgenit, shumë prindër po i nxjerrin fëmijët jashtë për të shijuar ditët me diell, në vend që të gjejmë mënyra alternative për tu argëtuar.

Ndërkohë në Shqipëri bilanci i personave të prekur me Covid-19 ka shkuar në 409, ndërsa 23 persona kanë humbur jetë. Numri i të shëruarve ka shkuar në 165. Harta e të prekurve është zgjeruar me 6 raste në Tiranë dhe 3 në Elbasan, por krahasuar me ditët e tjera, numri i të prekurve po bie. Prej tre ditësh, nuk është shënuar asnjë viktimë nga Covid-19 në Shqipëri. Qeveria dhe mjekët bëjnë thirrje që qytetarët të respektojnë masat e marra për COVID-19.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment