Kulture

“E sëmurë me epilepsi”, Jorgo Papingji zbulon kush është Çiljeta, vajza të cilës iu kushtua kënga “Hapa Dollapa”

Në një rrëfin për emisionin 'Vizioni i Pasdites', Papingji zbuloi identitetin e vajzës së cilës i është kushtuar kënga.
Featured image of article: “E sëmurë me epilepsi”, Jorgo Papingji zbulon kush është Çiljeta, vajza të cilës iu kushtua kënga “Hapa Dollapa” Jorgo Papingji

TIRANË- Kënga “Hapa Dollapa” është një këngë që na ka shoqëruar të gjithëve të fëmijërinë tonë. Tekstin e kësaj kënge e ka realizuar ‘Mjeshtri i Muzikës”, Jorgo Papingji. Në një rrëfin për emisionin ‘Vizioni i Pasdites’, Papingji zbuloi identitetin e vajzës së cilës i është kushtuar kënga.

Në grupin e fëmijëve, ishte edhe një vajze e cila ishte me epilepsy, ishte rrezuar . Fëmijët e donin, e mbanin, ajo ishte Ciljeta, sicc thuhet edhe në këngë mungon Ciljeta. Unë duke pasur marrëdhënie me ta dhe duke parë dëshirën e prindërve të cilet kishin qejf ta aktivizionin, krijova tekstin. Ajo vajza për fat të keq sot nuk jeton më. Gëzohej shumë se thoshte jam edhe unë atje prandaj ja vura mungon Çiljeta dhe pastaj aty e gjen Çiljetën. Po Çiljeta kur e dëgjonte këngën gëzohej dhe thoshte jam unë atje”, përfundoi Jorgo Papingji.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Papingji në intervistën e tij tregoi se vajza e vogël ishte me epilepsi dhe të gjithë fëmijët e tjerë e donin dhe e mbanin afër.

(E.S. Dosja.al)

Shto Koment