
LONDËR– Një ngjarje e rrallë dhe e pazakontë ka ndodhur në Londër. Sipas mediave të huaja jë grua ka zbritur nga treni dhe ka lënë fëmijën brenda tij. Mediat kanë thënë se më pas, i vogli ëhstë marrë nga stafi i trenit deri tek ndalesa e radhës.
Më pas nëna pasi e ka dalluar se nuk e ka fëmijën me vete ka kërkuar ndihmë dhepër fat të mirë autoritetet kanë rënë menjeherë në kontakte me personat që e kishin marrë fëmijën ku dhe me pas e kanë kthyer vogëlëshin pranë nënës së tij.
Shumë njerëz e kanë komentuar këtë ngjarje duke treguar histori të ngjashme me persona të tjerë, të cilët kishin harruar fëmijët e tyre në tren.
Burimi:metro
(A.K.dosja.al)