Aktualitet

E rrallë në Vlorë/ Peshkaqeni bishtdhelpër dhe foka ‘Monaka’ shfaqen në bregdet brenda ditës (Foto+Video)

Në bregdetin e Vlorës, përveç peshkaqenit, është shfaqur foka, një specie e rrallë në ujërat tona. Peshkatarët kanë bërë thirrje që të ruhet, kjo specie, pasi është në zhdukje.

VLORË– Përveç peshkaqenit, edhe foka ‘Monaka’ është bërë vizitore e bregdetit të Vlorës ditën e sotme. Kjo është hera e parë që në gjirin e Vlorës, janë parë të tilla specie të rralla brenda një dite.

Në videon e postuar në Facebook, nga “Qendra e Peshkimit Radhime”, shfaqen peshkatarët, të cilët bëjnë thirrje që të ruhet foka “Monaka”pasi është specie e rrallë, në zhdukje.

U bëj thirrje të gjithë peshkatarëve dhe banorëve të zonës ta ruajnë fokën, pasi është specie në zhdukje. Është një vlere e shtuar per Turizmin. Le ta bëjmë rezidente të përhershëm.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Peshkatari i Vlorës

Po ashtu ditën e sotme, peshkatarët në qytetin bregdetar të Vlorës (Lexo këtu) kanë arritur të kapin një peshkaqen të quajtur bishtdhelpër në afërsi të gjirit. Peshkaqeni bishtdhelpër i kapur është 3 metra i gjatë dhe peshon rreth 120 kilogramë.

(a.m/dosja.al)

  • Peshkaqeni bishtdhelpër bie në rrjetën e peshkatarëve në Vlorë (Foto)
  • Shto Koment