Kuriozitete

E rrallë në Itali/ Krijohet për herë të parë proteza e lëngshme e retinës së syrit, ja si funksionon

Lajmi është bërë publik nga drejtori i Qendrës për Neuroshkencën dhe Teknologjinë në Xhenova Fabio Benfenati, i cili  ka thënë se proteza formohet nga një solucion ujor, në të cilin qëndrojnë nanogrimca fotoaktive.
Featured image of article: E rrallë në Itali/ Krijohet për herë të parë proteza e lëngshme e retinës së syrit, ja si funksionon Foto ilustruese

ITALI- Në Itali është krijuar proteza e parë e retinës në formë të lëngshme. Ky krijim është bërë nga Instituti Italian i Teknologjisë dhe lajmi është bërë publik nga drejtori i Qendrës për Neuroshkencën dhe Teknologjinë në Xhenova Fabio Benfenati, i cili  ka thënë se proteza formohet nga një solucion ujor, në të cilin qëndrojnë nanogrimca fotoaktive.

Këto të fundit në mënyrë funksionale zëvendësojnë fotoreceptorët e retinës së dëmtuar nga sëmundjet dhe plakja, që në disa raste, mund të çojnë në verbëri të plotë.

 Një retinë artificiale e lëngshme ka potencial të madh për të siguruar një fushë të gjerë pamjeje dhe një shikim të qartë”, shpjegoi Fabio Benfenati.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në krahasim me teknikat aktuale, retina artificiale e lëngshme ka provuar të jetë në gjendje të rivendosë aftësinë e neuroneve të retinës në një mënyrë më pak ndërhyrëse dhe më efikase, duke zënë kështu vendin e fotoreceptuesve të dëmtuar.

Burimi:.ilsecoloxix.it

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment