Bota

E RRALLË! Ndodh në Singapor, lind fëmija i parë me antitrupa ndaj Covid-19

Sipas mediave të huaja, Celine Ng-Chan ka thënë se djali i saj Aldrin ka lindur pa Covid-19 por me antitrupa ndaj tij.
Featured image of article: E RRALLË! Ndodh në Singapor, lind fëmija i parë me antitrupa ndaj Covid-19 Foto ilustruese

AZI– Një grua nga Singapori, e cila ishte infektuar me Covid-19 në muajin mars kur ishte shtatzënë, ka lindur një fëmijë me antitrupa ndaj Covid-19. Sipas mediave të huaja, Celine Ng-Chan ka thënë se djali i saj Aldrin ka lindur pa Covid-19 por me antitrupa ndaj tij.

Ndërsa, mjeku i Celine, Ng-Chan dyshon se ajo i kaloi antitrupat fëmijës së saj në bark.Ndërkohë, ky rast ka hedhur  dyshime nëse infeksioni mund të kalojë nga nëna tek fëmija. Sakaq, deri më sot, virusi aktiv nuk është gjetur në mostrat e lëngjeve përreth foshnjës në mitër ose në qumështin e gjirit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Organizata Botërore e Shëndetësisë ende nuk ka konfirmuar nëse një grua shtatzënë mund të kalojë Covid-19 te fetusi i saj gjatë shtatzënisë.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment