AktualitetKuriozitete

E rrallë! Kapet peshkaqeni që peshon 650 kg në Durrës, kapiteni: Është përbindësh deti!

FOTO
Kapiteni, Kapllan Rama ka bërë me dije se anija “Gerardo”, në një thellësi prej 155 metrash nën ujë, gjithashtu ka treguar se peshkaqeni po tentonte të shqyente rrjetën.
Featured image of article: E rrallë! Kapet peshkaqeni që peshon 650 kg në Durrës, kapiteni: Është përbindësh deti! Kapllan Rama

DURRËS- Peshkatarët durrsakë kanë kapur një peshkaqen 650 kilogramë në thellësi të Adriatikut, përballë grykëderdhjes së lumit Buna.

Kapiteni, Kapllan Rama ka bërë me dije se anija “Gerardo”, në një thellësi prej 155 metrash nën ujë, gjithashtu ka treguar se peshkaqeni po tentonte të shqyente rrjetën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Peshkaqeni i kapur

“Është i pesti, por ky është me i rrezikshmi. Pasi ngritëm tratat me vinç pamë peshkaqenin që po tentonte të shqyente rrjetën. Me kujdesin më të madh e hodhëm në kuverte këtë përbindësh deti. Pasi e ngritëm në vinç konstatuam se ishte rreth 6.5 m i gjatë dhe me pas se peshonte rreth 650 kg,“-tregoi ai. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment