BotaKuriozitete

E rrallë! 30 minuta pas lindjes, gruaja etiopiane ulet dhe jep provimin në spital

Një grua në Etiopi ka marrë provimet e saj në një shtrat spitalor vetëm 30 minuta pas lindjes.
Featured image of article: E rrallë! 30 minuta pas lindjes, gruaja etiopiane ulet dhe jep provimin në spital Gruaja etiopiane duke dhënë provimin në spital, 30 minuta pas lindjes.

ETIOPI– Almaz Derese, gruaja 21-vjeçare nga Metu i Etiopisë  ka vendosur të kryejë provimin e saj para lindjes, por testet u shtynë prej Ramazanit, kështu që u detyrua ta japë vetëm gjysmë ore pas lindjes, pasi nuk donte të humbiste vitin shkollor.

Ajo po studjonte për mjeksi dhe e kishte kaluar provimin e saj të parë. Almaz nuk mund të priste deri vitin e ardhshëm për t’u diplomuar. Provimi i radhës përkoi pikërisht me ditën kur ajo solli në jetë fëmijën e saj.

Gruaja etiopiane duke dhënë provimin në spital, 30 minuta pas lindjes.

Burri i saj, Tadese Tulu, tha se duhej ta bindte shkollën që ta lejonte të merrte provimet në spital. Pas shumë përpjekjesh ata arritën të merrnin aprovimin për të dhënë provimin në spital.

Në Etiopi, është e zakonshme që vajzat të braktisin shkollën e mesme dhe të kthehen më vonë për të përfunduar studimet e tyre.

Burimi: BBC

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment