Bota

Ndodh sërish në SHBA/ Makabër gjatë festës së ditëlindjes, i riu vret 6 persona, mes tyre dhe të dashurën, në fund vetëvritet

Në festë ishte e pranishme edhe e dashura e tij, e cila gjithashtu mbeti viktimë e sulmit. Motivet e sulmit nuk dihen ende dhe policia po punon për zbardhjen e detajeve.
Featured image of article: Ndodh sërish në SHBA/ Makabër gjatë festës së ditëlindjes, i riu vret 6 persona, mes tyre dhe të dashurën, në fund vetëvritet Foto ilustruese

SHBA-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kolorado, në SHBA,  ku një person i armatosur ka hapur zjarr në një festë ditëlindje duke vrarë shtatë persona e më pas edhe veten e tij.

Sipas BBC, në festë ishte e pranishme edhe e dashura e tij, e cila gjithashtu mbeti viktimë e sulmit. Motivet e sulmit nuk dihen ende dhe policia po punon për zbardhjen e detajeve.

Në festë kishte edhe fëmijë të cilët po qëndronin në një rimorkio aty pranë, por që fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk u lëndua.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo ishte një nga ngjarjet më të rënda në Kolorado, që kur një person i armatosur vrau 10 vetë në një supermarket më 22 mars.

(e.k/dosja.al)

Shto Koment