Aktualitet

E RËNDË/ Vëllai i dy motrave te Astiri shokon me rrëfimin: Kanë lindur 10 fëmijë me Përparimin dhe i kanë shitur në Selanik

Bashkim Metani thotë se e motra, i ka rrëfyer për lidhjen intime që të dyja motrat kishin me 59-vjeçarin nga Maqedonia e Veriut. 
Featured image of article: E RËNDË/ Vëllai i dy motrave te Astiri shokon me rrëfimin: Kanë lindur 10 fëmijë me Përparimin dhe i kanë shitur në Selanik Bashkim Metani, vellai i te dy motrave
Përditësuar:

TIRANË- Bashkim Metani, vëllai i Kristina Bardhit dhe Zhaneta Metanit ka shokuar me rrëfimin e tij pas vrasjes së dy vrave më 31 dhjetor 2020 në zonën e Astirit në kryeqytet.
Në një rrëfim në Top Channel, Metani thotë se të dyja motrat kishin lindur me Përparim Ademin, (autorin e vrasjes), 10 fëmijë, dhe këto fëmijë janë shitur në Selanik në Greqi.

“Motra mi ka treguar të gjitha në muajin Dhjetor, nuk i denoncova pasi ma kërkuan motrat, pasi kishin frikë se do i vriste”, është shprehur Bashkim Metani.

Sipas tij, dy gratë janë shfrytëzuar për prostitucion në Maqedoninë e Veriut. “Përparim Ademi (Tela) ka shitur më shumë se 10 fëmijë të motrave të mija. Të dyja motrat e mija kanë pasur shumë detaje të atyre që ai ka bërë, ndaj edhe i ka vrarë. Një person që e do një njeri nuk e nxjerr në rrugë dhe nuk e shfrytëzon. Përparim Tela i ka vrarë nga frika se motrat më kishin treguar mua, dhe do e fusnin brenda”,- tha më tej Bashkim Metani.

Sipas tij, e shoqja e Ademit ka ditur të gjitha veprimet e të shoqit, ndërsa djali i autorit kontrollonte Kristinën dhe Zhanetën. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

‘Pasi më treguan, më thanë që ki kujdes të keqen motra, pasi ai mund të të vrasë edhe pse je larg. Ai nuk ka qenë vetëm, ka pasur bashkëpunëtor të tjerë, ka pasur lidhje me një avokat që është në Greqi, që mesa di tashmë ka ndërruar jetë’, dëshmoi më tej Bashkim Metani.

Vrasja ndodhi më 31 dhjetor, në rrugën Bajram Tusha në Astir. 59-vjeçari Përparim Ademi i qëlloi për vdekje me kallashnikov të dy motrat, Kristinën dhe Zhanetën, ndërsa e gjithë ngjarja ndodhi në sy të dy fëmijëve të mitur të kësaj të fundit. Policia i gjeti të dy motrat në banesë pa shenja jete, ndërsa në vendngjarje u gjetën 26 gëzhoja kallashnikovi. Pas vrasjes, Ademi u largua me këmbë nga vendngjarja, ndërsa u arrestua 2 orë pas krimit. Ai pretendoi se do të vetëdorëzohej vetë në Polici, dhe shprehu pendesë për vrasjen e dyfishtë.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment