Bota

Vdesin 7 persona në Rusi, pasi iu mbaroi alkooli konsumuan dezifektues kundër Covid-19

Një grup prej nëntë personash në Rusi, të cilit ishin mbeldhur për të festuar së bashku, kanë pirë dezifektuesin pasi i ka mbaruar alkooli. Sakaq 7 prej tyre kanë ndërruar jetë, ndërsa 2 janë në gjendje të rëndë.

RUSI-Një ngjarje tronditëse ka ndodhu në Tatinsky, ku shtatë persona kanë humbur jetën pasi kanë pirë një dezifektues kundër Covid-19, ndërsa dy të tjerë janë në gjendje kritike për jetën.

Sipas DailyMail, një grup prej nëntë personash në Rusi, të cilit ishin mbështetës të një partie politike dhe ishin mbledhur për të festuar së bashku, kanë pirë një dezifektuesi pasi i ka mbaruar alkooli.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tre viktimat e para ishin një grua 41-vjeçare dhe dy burra të moshës 27 dhe 59 vjeç. Gjashtë të tjerët u transportuan me një avion evakuimi mjekësor në kryeqytetin rajonal Yakutsk. Ndërsa ditën e djeshme kanë vdekur tre burra të moshës 28 vjeç , 32 vjeç dhe 69 vjeç . Saakaq një vdekje tjetër u raportua sot, duke çuar totalin e vdekjeve 9. 2 personat e tjerë që kanë konsumuar alkool ndodhen në spital nën kujdesin intesiv.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment