Bota

E rëndë!/ U mbajt i burgosur për 28 vjet nga nëna e tij, shpëtohet burri 41-vjeçar në Suedi, gjendet në gjendje të keqe shëndetësor dhe me vështirësi për të folur…

Bëhet e ditur, se burri 41-vjeçar emri i të cilit nuk bëhet me dije ka qëndruar i mbyllur për 28 vite nga nëna e tij 70-vjeçare. Ai është mund të shpëtohet nga një i afërmi i tij e cili ka thënë se ka gjetur në gjendje shumë të keqe, të shtrirë në një batanije në dysheme pa dhëmbë dhe më lëndime në trup
Featured image of article: E rëndë!/ U mbajt i burgosur për 28 vjet nga nëna e tij, shpëtohet burri 41-vjeçar në Suedi, gjendet në gjendje të keqe shëndetësor dhe me vështirësi për të folur… Banesa e 41-vjeçarit

SUEDI-Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Stokholm. Sipas “Mirror”, një burrë rreth 41 vjeç është shpëtuar nga burgosja në shtëpi e nënës së tij.

Bëhet e ditur, se burri 41-vjeçar emri i të cilit nuk bëhet me dije ka qëndruar i mbyllur për 28 vite nga nëna e tij 70-vjeçare. Ai është mund të shpëtohet nga një i afërmi i tij, i cili ka thënë se e ka gjetur në gjendje shumë të keqe, të shtrirë në një batanije në dysheme pa dhëmbë dhe më lëndime në trup.

Gjithashtu, ishte i keq ushqyer dhe plagë të hapura nëpër këmbë dhe kishte vështirësi për të folur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nëna e tij 70-vjeçare është arrestuar nën dyshimin për mbajtjen e djalit të saj rob në shtëpi për tre dekada. Por ajo i ka mohuar akuzat për burgim dhe dëmtim të rëndë trupor.

Sipas hetimeve, është zbuluar se 70-vjeçarja e ka hequr djalin e saj nga shkolla në moshën 12-vjeçare dhe e ka burgosur në shtëpi, por motivet ende nuk janë të qarta.  Sakaq, burri është dërguar në spital për kurim dhe policia po merret e me zbardhjen e plotë të rastit.

(k.a/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment