Bota

E rëndë! Nuk mori kujdestarinë e fëmijëve, gruaja vret dy fëmijët e mitur, gjyshen e tyre e më pas dhe veten. Babai pa me sytë e tij masakrën në shtëpi

Trupat e Karina Dietering, 37 vjeçe, dy fëmijëve të  saj, Robert, 3 vjeç, Clara, 5 vjeçe, dhe gjyshja e tyre 68-vjeçare, Galina Tenzeyevna Taypina, u gjetën brenda banesës së tyre në 27 Prill.
Featured image of article: E rëndë! Nuk mori kujdestarinë e fëmijëve, gruaja vret dy fëmijët e mitur, gjyshen e tyre e më pas dhe veten. Babai pa me sytë e tij masakrën në shtëpi Policia ne vendin e ngjarjes

ANGLI- Një grua nga Teksasi, në moshën 37- vjeçare, ka qëlluar dy fëmijët e saj dhe gjyshen e tyre duke i lënë të vdekur. Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se kjo ka ardhur pasi ajo kishte humbur kujdestarinë e fëmijëve ndaj babait, të cilët ishin divorcuar. Bëhet me dije se pasi ka kryer tre vrasje gruaja ka vrarë edhe veten.

Trupat e Karina Dietering, 37 vjeçe, dy fëmijëve të  saj, Robert, 3 vjeç, Clara, 5 vjeçe, dhe gjyshja e tyre 68-vjeçare, Galina Tenzeyevna Taypina, u gjetën brenda banesës së tyre në 27 Prill.

Femijet

Babai i fëmijëve Jason Dietering ishte ai që zbuloi skenën tragjike. Avokati i  tij, Charles Hardy tha se Diertering shkoi të takonte nënën për të marrë fëmijët dy ditë më parë, pasi ai sapo kishte fituar kujdestarinë e tyre, por  kur ai shkoi në banesë ka parë tragjedinë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi: Dailymail

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment